Njohësit e çështjeve ekonomike: Ligji për pagat do të nxitë largim të madh të qytetarëve (Video)

Ligji për pagat edhe para miratimit u bë pretekst i shumë pakënaqësive. Kurse miratimit, për këtë ligj ekspertët e ekonomisë po thonë se bënë ndasi mes sektorëve privat e publik, por edhe është i papërballueshëm për buxhetin.
Këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se ligji do të hyjë në fuqi 9 muaj pas futjes në gazetën zyrtare edhe nuk paraqet problem për buxhetin, as këtë vit e as vitin e ardhshëm.
“Sipas amendamenteve që janë aprovuar në Kuvendin e Kosovës, Ligji pritet të hyjë në fuqi nëntë muaj nga dita e shpalljes në Gazetën Zyrtare. Ne kemi paraparë 616 milion euro nga buxheti plus është edhe një pjesë nga Ministria e Financave që e akomodon tërësisht Ligjin gjatë vitit 2019. Kështu që nuk ka asnjë problem për pagat gjatë vitit 2019”, tha Rafuna, përcjell Telegrafi.
Ekonomisti Mustafë Kadriaj, thotë se ligji për pagat nuk i ka lënë zgjidhje tjetër sektorit privat, veç se të marr rrugën e mërgimit.
“Me këtë Ligj do të ketë një hendek të madh mes sektorit publik dhe atij privat. Në një far mënyre sektori privat do të sheh vetëm rrugën e mërgimit sepse nuk do të mund të përballon anën e konsumit dhe veshmbathjes”, deklaroi Mustafë Kadriaj.
Gazetari i ekonomisë, Zekirja Shabani, thotë se qeveria nuk do ta pres ligjin për paga të hyj në fuqi, pasi që sipas tij, deri atëherë kjo qeveri ta përfundoj mandatin.
“Nëse nuk ndryshohet pagat minimale në vend, do të vazhdon të thellohet hendeku mes sektorit publik dhe atij privat. Qytetarët e Kosovës do të inkurajohen të punojnë në sektorin publik e jo në atë privat, çka do të thotë më pak vende pune në sektorin privat dhe qytetarë më të pavullnetshëm të punojnë në sektorin privat”, deklaroi Zekirja Shabani.
Ky ligj u kundërshtua nga shumë punonjës të sektorëve publik. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

Brenda ambienteve të CineStar - kinemaja më e madhe në Evropën Juglindore hap dyert në Kosovë: Thjesht Wow!

Përjetoni qetësinë malore dhe shijoni vilat luksoze “Two Friends” duke u bërë njëri nga pronarët e tyre

Ja pse Kontura Profiles bën linjën më të sigurt të prodhimit – bashkëpunimi me një ndër prodhuesit më të njohur italian

Bashkohuni në Samitin e parë për ESG, për t’u bërë pjesë e tranzicionin drejt Ekonomisë së Gjelbër!

Pse fluturimet drejt dhe nga Gjermania janë kaq të shtrenjta?

TapRrap

TapRrap

Alexander Chapman

Fshati Gjelber

KEDS Energy

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium