LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Hidrodrini’ kërkon nga konsumatorët të akumulojnë rezerva uji të pijshëm, pas avarive energjetike në Pejë

KRU ‘Hidrodrini’ kërkon nga konsumatorët të akumulojnë rezerva uji të pijshëm, pas avarive energjetike në Pejë

Zyra Rajonale për Media e KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë ka dalë me njoftim tjetër me rëndësi, pas situatës së krijuar nga goditjet e forcave të natyrës në rrafshin e dukagjinit, me theks të posaçëm në rajonin e Pejës dhe Istogut.

Si pasojë e avarive energjetike, KRU ‘Hidrodrini’ kërkon nga konsumatorët të akumulojnë rezerva uji të pijshëm për nevojat elementare, kjo ngase në disa zona raportohen avari dhe ndërprerje të energjisë elektrike dhe derivat i kësaj situate, mund të ketë edhe ndërprerje të furnizimit me ujë, në rajonet që kanë varësi nga pompat elektrike.


“Si rezultat i situatës së krijuar nga erërat dhe stuhitë e 24 orëve të fundit në rrafshin e Dukagjinit, veçanërisht në rajonin e Pejës dhe Istogut, dëme të konsiderueshme po raportohen edhe në rrjetin e energjisë elektrike me pasojë ndërprerjen e energjisë, gjendje e cila derivon edhe me ndërprerje të mundshme të sërishme të furnizimit me ujë, meqë pjesë dhe zona të mëdha siç dihet, furnizohen nga sistemi i pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike!

Andaj, Konsumatorët tonë, të zonave të dëmtuara nga kjo situatë e paraqitur nga goditjet e forcave të natyrës, janë të lutur që të furnizohen me sasi të rezervave elementare të ujit të pijshëm, meqë gjendja energjetike mund të paraqitet problematike sërish gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ ing.Agron Tigani, mbetet në kontakt permanent me institucionet respektive relevante, sikur ato të KEDS-it, poashtu edhe me shtabet e ngritura Komunale të Emergjencës dhe me Njësitë Operative të Ujësjellësit të komunave nga zona jonë e mbulueshmërisë, në funksion të mbështetjes së tejkalimit të situatës.

E tërë kjo ndërmarrje po ndodhë, në përpjekje për menaxhim sa më efektiv dhe tejkalim të gjendjes së krijuar.

Momentalisht, siç edhe ju kemi njoftuar që në mëngjes, në rajonin tonë është rikthyer furnizimi me ujë nga pompat elektrike, me përjashtim të dy-tre lokacioneve më të thella e në të cilat na konfirmohet se ekipet e KEDS janë duke punuar!-thuhet në njoftimin e pasditës nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë”, thuhet në njoftim, përcjell Njeshi.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori