LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me xhaminë e Abu Dhabit, e bukur dhe e ndërtuar nga mermeri i Prilepit (Foto/Video)

Njihuni me xhaminë e Abu Dhabit, e bukur dhe e ndërtuar nga mermeri i Prilepit (Foto/Video)

E ndërtuar për 11 vite, duke filluar nga viti 1996 e deri në vitin 2007, xhamija e madhe e Abu Dhabit që e mban emrin e emirit Sheikh Zayed Mosque, është bërë atraksion për të gjithë që kanë shkuar të paktën një herë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo xhami është ndërtuar nga Yousef Abdelky dhe është me përmasa në përmasa prej 120 mijë metra katrorë. Veç këtyre përmasave janë edhe parkingu i madh dhe ambientet e jashtme dhe shumë të bukura.


Xhamija Sheikh Zayed; Foto: Telegrafi.com

Përveç ambienteve për tu lutur, kjo xhami ka edhe librari të pasur me libra për shkencën, civilizimin, kaligrafinë dhe artet islame ndër vite. Publikimet që datojnë prej 200 viteve më parë dhe paratë e vjetra ja shtojnë bukurinë.

Qilimi i brendshëm i kësaj xhamije është me rekord botëror me sipërfaqe prej 5627 metër katrorë. Është punuar me dorë prej 1300 personave. Gjithësejt, ky qilim peshon 35 ton, i bërë nga material i leshtë.

Llambadari me gurëz Swarovski është i treti në botë për madhësi, i njejti është ndërtuar në Gjermani nga kompania Fausting.

Brendia e xhamisë Sheikh Zayed; Foto: Telegrafi.com
Llambadari me gurëz Swarovski

E gjithë xhamija është e ndërtuar me mermer që është ndërtuar në Prilep të Maqedonisë. Fabrika e mermerit në Prilep është dashur të punojë dy vite për të përmbushur nevojat për këtë projekt gjigant.

Xhamija Sheikh Zayed nga jashtë: Foto: Telegrafi.com

Për bajramin e fundit, kjo xhami ka thyer rekordin e vetë me besimtarë që janë lutur. 41 mijë njerëz janë falur për namazin e Kurban Bajramit.

Këtë xhami dhe shumë atraksione tjera në Dubai dhe në Abu Dhabi mund t’i vizitoni nëpërmjet ofertave të Fibula Travel, me oferta prej 4,5 dhe 7 netë nëpër hotele me 3 dhe 5 yje. Përveç xhamisë Sheikh Zayed Grand Mosque, me Fibulën mund ta udhëtoni edhe vende si: Abu Dhabi city tour, Desert Safari, Burj Khalifa & Dubai Mall, Dhow cruise, Miracle Garden, Aquawenture Water Park, Global Village, Helicopter tour

Të gjithë ofertat mund t’i shihni KËTU