Ndeshjet e ‘Euro 2016’ nuk do të luhen vetëm në fushën e gjelbër, por edhe në shkallët e stadiumeve të tyre.
Futbollistët e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse do të ndjejnë mbështetjen e bashkëshorteve dhe të fejuarave të tyre me këto të fundit që do të kenë vëmendjen më të madhe të kronikave rozë.
Nuk do të mbetet pa u vënë re e fejuara e Yannick Carrasco, Noemie Happart fituese e Miss Belgjikës në vitin 2013. Bukuroshja 22-vjeçare e ka nisur lidhjen e saj me futbollistin e Atletico Madrid në shtator të vitit 2015.
Me shumë fat është edhe sulmuesi italian, Graziano Pelle që prej katër vitesh po jeton një histori dashurie me modelen hungareze Viktoria Varga. Padyshim nuk mund të mos përmendet në këtë pikë modelja dhe këngëtarja gjermane Ann Kathrin Brommel, e fejuara e Mario Gotze, një lidhje kjo që po zgjat prej katër vitesh.
Mesfushori Ivan Rakitic do të ketë në Evropianin e Francës, mbështetjen e bashkëshortes së tij Raquele Mauri me të cilën kanë edhe një vajzë, Altean, transmeton TCH.
Akoma më me fat në këtë pikë është Robert Lewandowski. Bashkëshortja e sulmuesit polak Anna, është instruktorja e tij personale si dhe një njohëse e mirë e arteve marciale. Robert dhe Anna Lewandowski janë martuar në 22 qershor të 2013 në Varshavë.
Gerard Pique dhe Bastian Schweinsteiger janë futbollistët që kanë në krah të tyre ndoshta bashkëshortet më të famshme. Mbrojtësi i përfaqësueses spanjolle prej gjashtë vitesh është i lidhur me këngëtaren kolumbiane Shakira, me të cilën ka edhe dy djem, Milan e Sasha. Ndërsa mesfushori gjerman që nga viti 2014 ka nisur një histori dashurie me Anna Ivanovic që konsiderohet si një prej tenisteve më të bukura në botë.
Ajo që mund të cilësohet si hyrje e re në këtë delegacion të bashkëshorteve e te fejuarave të futbollistëve është Rebekah Nicholson që përpara pak javësh kurorëzoi në martesë lidhjen e saj me sulmuesin e Leicester, Jamie Vardy.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Khaby Lame i cili është gjithmonë i heshtur në video, është regjistruar duke folur, a është me të vërtetë zëri i TikTokerit?

Princi William i nënshtrohet testit sekret të kancerit: Familja mbretërore përballet sërish me sëmundje të rrezikshme?

Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Princi William i nënshtrohet testit sekret të kancerit: Familja mbretërore përballet sërish me sëmundje të rrezikshme?

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës