LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me “Muzgun”, snajperin që thyen çdo rekord (Foto)

Njihuni me “Muzgun”, snajperin që thyen çdo rekord (Foto)

Ai ka një emër të komplikuar por nofka e tij është “Muzgu”. Snajperi SVLK-14 Sumrak mund të jetë snajperi më efikas që është ndërtuar ndonjëherë.

Ai është prodhuar dhe testuar nga kompania ruse Lobaev Arms me qendër në qytetin rus Tarusa.


Snajperi mund të godasë deri në 3 milje objektivin e vet, duke vendosur kështu një rekord të ri.

Deri tani janë bërë testime të shpeshta dhe përmirësime.

Fillimisht snajperi qëllonte në shenjë deri në 4200 metra, shkruan Tema. Por pasi kompania ruse i zgjati paksa tytën dhe i bëri plumbat lehtësisht më të rëndë, u arrit të qëllohej deri në 3 milje larg, domethënë rreth 4800 metra distancë.

Nikolay Lobaev, presidenti i kompanisë thotë se snajperi mund të ketë sërish përmirësime.

Kompania parashikon që deri në fundin e 2017 të prodhojë nga 100 snajperë në muaj.

Ende nuk dihet çmimi, por pritet të jetë nga 20 mijë deri në 35 mijë dollarë për njësi.

Sigurisht që Putin ka shprehur vlerësimin e tij për këtë risi në fushën e luftimit.

w111

w222