LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me ishullin në të cilin jetojnë vetëm 62 persona

Njihuni me ishullin në të cilin jetojnë vetëm 62 persona

Ishulli Palmerston ndodhet dymijë milje në veri-perëndim të Zelandës së Re.

Destinacioni me rërë të bardhë është shtëpia e 62 personave, 59 prej të cilëve janë pasardhës të drejtpërdrejtë të një njeriu të quajtur William Marsters.


Nuk ka dyqane apo tregje në Palmerston sepse komuniteti nuk përdor para, përveçse për të blerë pajisje nga bota e jashtme.

Palmerston zakonisht vizitohet nga një anije furnizimi dy herë në vit, por nuk është e rrallë që banorët të kalojnë deri në 18 muaj pa një dërgesë.

Banorët janë shumë mikpritës të vizitorëve dhe i ftojnë ata të qëndrojnë në shtëpitë e tyre personale.

Ka dy telefona në ishull, si dhe 6 orë në ditë energji elektrike dhe 4 orë qasje në internet. /tch/