LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me gruan me këmbët më të trasha në botë (Foto)

Njihuni me gruan me këmbët më të trasha në botë (Foto)

Një grua që jeton me kofshët e ënjtura të gjera plotë 70 centimetra, është duke kërkuar të holla për ndërhyrje kirurgjike që do t’ia thithe yndyrën në këmbët e saj.

Një nënë nga Foster e quajtur Vicki Hull, i ka këmbët aq shumë të ënjtura sa që secila këmbë e saj është e trashë sa beli i 12 femrave, dhe kjo gjendje e saj mjekësore është duke i shkaktuar grumbullim të indit yndyror rreth pjesës së poshtme të trupit, transmeton Telegrafi.


Këmbët e saj ishin fryrë qysh kur ishte 11-vjeçe dhe secila peshonte nga 30 kilogramë, por mjekët vazhdimisht i kishin thënë se ajo duhet të humb në peshë.

Por ajo ishte rikthyer tek mjekët për afro 20 herë, duke kërkuar përgjigje pasi ishte bërë shumë e frustruar dhe kishte tentuar disa herë të kryej vetëvrasje.

Kjo gjendje është duke i shkaktuar probleme edhe gjatë kohës kur është duke u pastruar, ndërsa besohet se gjendja e saj shëndetësore është gjenetike, pasi edhe nëna e saj Jayne 53-vjeçe vuan nga e njëjta sëmundje. /Telegrafi/

1

2

3

4 5