LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me gruan 39-vjeçe, por që ka sjell në jetë 44 fëmijë (Foto/Video)

Njihuni me gruan 39-vjeçe, por që ka sjell në jetë 44 fëmijë (Foto/Video)

Në pjesën qendrore të Ugandës në fshatin Kambiri jeton Mariam Nabatanz, gruaja 39-vjeçe e cila mban rekordin botëror për faktin se ka më së shumti fëmijë. Ajo deri më sot ka sjellë në jetë 44 fëmijë, ku 38 prej tyre janë gjallë.

Katër shtatzënitë e para i kishte me binjakë, më pas tri shtatzënitë tjera me pesënjakë, dhe më pas tri shtatzëninë me trinjakë. Më pas ajo ka pasur sërish binjakë, kurse shtatzënitë tjera i ka pasur me nga një fëmijë, transmeton Telegrafi.


Të gjithë fëmijët i ka nga mosha pesë muajsh e deri në 23 vjeçar, dhe që të gjithë i ka lindur në rrugë natyrale. Shtatzëninë e parë e përjetoi pasi u martua si 13-vjeçe me burrin i cili asokohe ishte 43-vjeç.

Ajo ishte martuar e re, pasi që nëna i kishte vdekur kur ajo ishte e vogël dhe mbeti vetëm me babanë, i cili e martoi në rastin e parë që iu dha.

Që të gjithë fëmijët i ka me të njëjtin burrë, i cili pasi sollën në jetë fëmijën e fundit u zhduk pa gjurmë dhe e la të kujdeset vet për fëmijët.

Vite më parë ai vazhdimisht e keqtrajtonte, rrahte dhe i merrte gjithçka që kishte në shtëpi. Por, edhe pse disa herë është munduar të përdor mjete kontraceptive, të gjitha këto përpjekje ishin të kota dhe ajo prapë se prapë mbeste shtatzënë.

Mariam sot jeton me fëmijët e saj me të cilët ka arritur ta ndërtoj shtëpinë e re, dhe punon shumë që të mos ia shtrij dorën gjithkujt që të siguroj ushqimin dhe veshmbathjet për fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni brenda 10 sekondash, kaktusin e fshehur në mesin e dhjetëra llojeve të ndryshme të luleve?

A mund ta gjeni brenda 10 sekondash, kaktusin e fshehur në mesin e dhjetëra llojeve të ndryshme të luleve?

Interesante
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Fun
Kërkim faljet më të çuditshme

Kërkim faljet më të çuditshme

Fun
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Kalo në kategori