LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me fluturaken e forcave ajrore amerikane, ishte prodhuar gjatë Luftës së Ftohtë – mund të lëvizte me 4,520 milje në orë

Njihuni me fluturaken e forcave ajrore amerikane, ishte prodhuar gjatë Luftës së Ftohtë – mund të lëvizte me 4,520 milje në orë

Lufta e Ftohtë kishte aktivizuar tej mase NASA-n dhe forcat ajrore të SHBA-ve. Ata ishin në gjendje të realizojnë pothuajse çdo projekt që u vinte në mendje.

Projekti X-15 ishte diçka me të cilin mund të mburreshin. Edhe pse forcat ajrore tashmë kishin prodhuar aeroplanin e përkryer spiunë që mund të fluturonte nëpër gjithë planetin me shpejtësi prej 3 Mach, kjo nuk i kënaqi apetitet e inxhinierëve të këtyre dy agjencive, transmeton Telegrafi.

Kështu vendosën prodhimin e një aeroplani edhe më të shpejtë duke bërë që ajo të ngjajë më shumë me një raketë, që kishte kapacitete të del nga orbita e tokës. Bëhet fjalë për një fluturake që mund të fluturonte me shpejtësi prej 6.7 Mach.


Kjo fluturake lëshohej në përdorim përmes një fluturakeje tjetër të modifikuar e njohur si B-52 Stratofortress, e cila mund të lëvizte në çdo cep të botës për pak orë.

E piloti që ishte brenda kabinës së kësaj fluturake i ishte dhënë titulli i astronautit kjo për faktin se lëvizte me shpejtësi shumë të madhe, dhe konsiderohej si fluturakja që ngjitej mbi 50 milje mbi sipërfaqen e tokës.

Me një fjalë fluturakja kishte kapacitetet të udhëtonte me shpejtësinë maksimale prej 4,520 milje në orë. E ajo çfarë e bënte më të veçantë ishte fakti që kontrollohej lehtë dhe ishte shumë e manovrueshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Kalo në kategori