LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me burrin që jeton në aeroplanin Boeing 727, duke e shndërruar në shtëpi luksoze (Foto)

Njihuni me burrin që jeton në aeroplanin Boeing 727, duke e shndërruar në shtëpi luksoze (Foto)

Bruce Campbell ka vendosur ta kalojë jetën duke jetuar në një aeroplan të tipit Boeing 727, të cilin ai e quan shtëpi.

Campbell një inxhinier me renome ndërkombëtare kishte blerë fluturaken e “pensionuar”, duke e ricikluar dhe shndërruar në një shtëpi inovative, transmeton Telegrafi.


Aeroplani komercial me tre motorë, është i vendosur në një terren malor në Portland të Oregonit të Shteteve të Bashkuara.

Brenda kësaj fluturake, Campbell ka arritur të ndërtojë tualetin luksoz, duke u munduar të mos prish origjinalitetin e enterierit të cilit i ka ruajtur karriget e lëkurës.

Ai gjashtë muaj të vitit i kalon në këtë aeroplan, ndërsa gjashtë muajt tjerë në Japoni, ku jeton dhe vepron dhe është duke planifikuar të blejë edhe një aeroplan tjetër Boeing 747 në të cilin do të jetojë në këtë vend aziatik. /Telegrafi/