LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me brazilianin, vrasësin më të frikshëm me pagesë, që shkaktoi 500 viktima

Njihuni me brazilianin, vrasësin më të frikshëm me pagesë, që shkaktoi 500 viktima

Më 6 gusht të vitit 1971, kur ishte vetëm 17 vjeç, Hulio Santana shtrëngoi fort pushkën e gjahut dhe kreu vrasjen e parë. Sot, 64 vjeç, thotë që e ndaloi numërimin kur viktimat shkuan 492. Megjithatë, ende s’e ka harruar pamjen që mori fytyra e viktimës së parë.

Te fshati ku u rrit, thellë në pyjet tropikale të Amazonës, në Brazil, ai njihej si një snajper i mirë. Por kishte vrarë vetëm kafshë për t’u ushqyer. Njeriu i parë që vrau ishte Antonio Martins, një peshkatar 38-vjeçar, biond, me lëkurë të bardhë, i njohur me nofkën “Verdhacuku”. Ai kishte përdhunuar një 13-vjeçare te fshati ngjitur, dhe babai i vajzës kishte paguar xhaxhain e Hulios për ta vrarë. Hulioja u çudit që xhaxhai i tij, një polic i respektuar, ishte edhe vrasës me pagesë.

Ai e ruajti viktimën për tri orë në pyll, por ngurroi. Druante se do të shkonte në ferr po të vriste një njeri. Por kur xhaxhai i shpjegoi se si e kishte mashtruar vajzën, duke i premtuar t’i tregonte delfinë në det, e pastaj e kishte përdhunuar në varkë, Hulioja e mblodhi veten. Xhaxhai ishte sëmurë me malaria, shumë i plogësht për ta realizuar vetë, transmeton tch.


Hulio tregon vetëm një pjesë të fytyrës, pasi nuk do që ta njohin fqinjët. Tani ai jeton në një qytezë të qetë, dhe ka tokë ku mbjell perime me bashkëshorten.

Hulloja e dinte që nga ajo largësi, më pak se 40 metra, nuk do të gabonte. Ai nuk e harron as sot tmerrin që iu vesh viktimës në fytyrë, në momentin që e kapi plumbi në gjoks, një sekondë para se të binte mbi varkë. Trupin e hoqi qafe duke i çarë barkun dhe duke e hedhur në një lumë me piarnja. Pas kësaj i ishte betuar Zotit se s’do të vriste më asnjë njeri. Por fati deshi që të bëhej një nga vrasësit më të frikshëm me pagesë.

Santana vrau një mësuese 22-vjeçare, aktiviste të famshme komuniste, kur punonte si vrasës për qeverinë braziliane.

Pas vrasjes, xhaxhai, që ishte polic dhe me njohje në nivele të larta, e angazhoi si vrasës me pagesë për qeverinë braziliane, kundër rebelëve komunistë në Amazonë. Nga viti 1967 e deri në vitin 1974, rebelët Araguaia u përpoqën të rrëzojnë diktaturën ushtarake të Brazilit duke angazhuar fermerë dhe peshkatarë në kauzën e tyre.

Jeta e tij tani është bërë libër, pas një bashkëpunimi me një gazetar, Klester Kavalkantin, dhe është titulluar “Emri i Vdekjes”

Hulio ishte 18 vjeç kur pati rol kryesor në ekipin që gjurmoi dhe kapi Hose Zhenoinon, një student dhe drejtues komunist. Ai mban mend se si e torturuan, bashkë me të tjerë, për ditë me radhë. Vite më vonë, Hoze Zhenoino u bë kongresmen dhe kryetar i Partisë së Punës. Në një intervistë me Kavalkantin, gazetarin që ndoqi jetën e Hulios, ai tha që e mbante mend djalin e vogël që e kishte kapur. E kishin shpërblyer me një “Coca-Cola”, pijen e tij të preferuar, që familja nuk ia blinte dot.

Hulio tregon vetëm një pjesë të fytyrës, pasi nuk do që ta njohin fqinjët. Tani ai jeton në një qytezë të qetë, dhe ka tokë ku mbjell perime me bashkëshorten.

Menjëherë pas kapjes së Zhenoinos, Santana vrau një tjetër militante komuniste, mësuesen 22-vjeçare Maria Lusia Petit. Ajo u shpall e zhdukur, por ishte varrosur në një varr masiv, bashkë me viktima të tjera.

Shtëpia ku ka jetuar për disa kohë Hulio Santana, vrasësi me pagesë që ka lënë pas më shumë se 500 viktima.

Pas dy dekadash, kur u vendos rendi ligjor, viktimat që duhej të vriste Santana papritur ndryshuan. Nga politikanë, tani ishin bashkëshortë që tradhtonin gratë, apo kërkues floriri nëpër miniera. Pas vrasjes së një gruaje që tradhtonte të shoqin, Santana u kap nga policia. U detyrua të japë motoçikletën si ryshfet që të lirohej.

Pikërisht në këtë kohë kuptoi që xhaxhai e mashtronte. Ai i gjente njerëzit për të vrarë, por i jepte një pjesë shumë të vogël të pagesës. Shumicën e mbante për vete. Atij i linte 60 deri në 80 dollarë për vrasje, sa një rrogë minimale në Brazil. Hulio u përball, u grind me xhaxhain dhe nuk i ka folur më me gojë që nga ajo kohë.

Hulio ishte 18 vjeç kur pati rol kryesor në ekipin që gjurmoi dhe kapi Hose Zhenoinon, një student dhe drejtues komunist. Ai mban mend se si e torturuan, bashkë me të tjerë, për ditë me radhë. Vite më vonë, Hoze Zhenoino u bë kongresmen dhe kryetar i Partisë së Punës. Në një intervistë me Kavalkantin, gazetarin që ndoqi jetën e Hulios, ai tha që e mbante mend djalin e vogël që e kishte kapur. E kishin shpërblyer me një “Coca-Cola”, pijen e tij të preferuar, që familja nuk ia blinte dot.

Ai i la vrasjet vetëm në vitin 2006, kur mbushi 52 vjeç dhe gruaja i dha një ultimatum: “Ose lëre atë jetë, ose më harro mua dhe fëmijët”. Ajo ia kishte mbushur mendjen që 10 lutjet që Hulioja bënte ndaj perëndisë pas çdo vrasjeje, nuk e shpëtonin nga ferri.

I rënduar psikologjikisht, ai hyri te një grup evangjelist, dhe mendon se aty ia dha Zoti forcën për të vazhduar jetën edhe pas asaj pune të ligë. Dy fëmijëve, që tani janë prindër vetë, nuk ia ka treguar kurrë se çfarë pune ka bërë.

Sot jeton në një qytezë të vogël e të qetë, dhe refuzon të dalë në foto, pasi fqinjët nuk e dinë se cili është. Ai ka një fermë, bashkë me të shoqen, ku shtyjnë ditët duke rritur perime. Gruas i është mirënjohëse që e bëri të kuptojë, dhe thotë që e ka mbyllur me atë jetë.