LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me astronomen Pranvera Hyseni, emri i së cilës i është vendosur një asteroidi (Video)

Njihuni me astronomen Pranvera Hyseni, emri i së cilës i është vendosur një asteroidi (Video)

Atronomja Pranvera Hyseni ka ardhur me një rrëfim interesant në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini.

Pranvera Hyseni është kryetare e klubit “Astronomy Outreach of Kosovo”. Ajo vitin e kaluar ka qëndruar në SHBA, ku ishte pjesëmarrëse në një konventë shkencore bashkë me 26 astronaut të NASA-s.

E lindur në Vushtrri, Pranvera nga shkolla e mesme kur filloi të mësojë për lëndën e astronomisë, e kuptoi dëshirën për të eksploruar universin.


Ajo tregon se ka lexuar gjithçka që kishte në gjuhën shqipe për astronomi, por literatura e tillë i ofronte njohuri shumë bazike.

Gjërat për të ndryshuan kur ajo njohu në rrjetet sociale nga astronom nga Kroacia, i cili i dhuroi asaj një teleskop profesional.

Nga ai moment ajo ka pasur rast të vrojtojë diellin dhe trupat tjerë qiellor.

Sot Pranvera është në përfundim të studimeve në Gjeografi, por ëndrra e saj është të vazhdojë studimet në SHBA, për shkak se ajo thotë që në Kosovë më nuk mund të ofrohen studime më të specializuara, përcjell Telegrafi.

Astronomja thotë se Kosova ka kushte shumë të vështira për ata që janë të apasionuar për astronominë. Ajo thotë se në departamentet e fizikës dhe gjeografisë në UP, astronomia është lëndë një semestrale dhe nuk ofron njohuri të thelluara.

Për nder të kosovares, një qendër e njohur ndërkombëtare një astoridi që deri në vitin 2017 ishte i paemëruar, i ka vendosur emrin “Pranvera Hyseni”.

“Është nderi më i madh që kam pranuar nga ndonjë qendër astronomike. Asteriodi ka madhësi rreth 17 kolometër. Vlen për t’u theksuar se është i vetmi emër shqiptar që ndodhet në hapësirë dhe ndoshta gjeneratat e reja do të mësojnë se në hapësirë ka një emër shqiptar”, rrëfen me tej Pranvera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

Drejtësi
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Lajme
Miftaraj: Ngufatja, shkak i mundshëm i vdekjes së Agon Zejnullahut

Miftaraj: Ngufatja, shkak i mundshëm i vdekjes së Agon Zejnullahut

Drejtësi
“S'do ketë strehë në institucione për këdo që tejkalon kompetencat” – Kurti kërkon hetim të thellë dhe të shpejtë për vdekjen e Agon Zejnullahut

“S'do ketë strehë në institucione për këdo që tejkalon kompetencat” – Kurti kërkon hetim të thellë dhe të shpejtë për vdekjen e Agon Zejnullahut

Lajme
Instituti

Instituti "Musine Kokalari" kërkon përgjegjësi institucionale dhe hetim profesional për rastin e Agon Zejnullahut

Drejtësi
Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Lajme
Kalo në kategori