LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me arkitektin i cili e ka ndërtuar shkollën më të mirë në Maqedoni

Njihuni me arkitektin i cili e ka ndërtuar shkollën më të mirë në Maqedoni
Besjan Mehmeti

Besian Mehmeti njëri ndër arkitektët më të njohur dhe më të kërkuar në vend, vjen më një intervistë për Telegrafin . Ai është një arkitekt që merret, gati se 10 vite me këtë profesion. Në vitin 2012 themeloi studion BMA dhe përkrahë disa arkitektëve dhe bashkëpunëtorëve tjerë ka arritur të krijojë projekte nga më të ndryshmet, projekte këto të cilat kanë vlera të veçanta.

Një nga projektet e Besian Mehmetit / BMA

Intervistoi: Aroma Aliti

Të bëhesh një arkitekt është e vështirë, mirëpo të arrish të bëhesh një ndër më të suksesshmit është ende më e vështirë. Na shpjego në pika të shkurtëra karrierën tënde që nga fillimet e saj deri më tani?
Studion BMA e themelova në vitin 2012, si rrjedhojë e disa viteve përvoje paraprake, në fushat e arkitekturës, urbanizmit dhe dizajnit. Studimet i kam mbaruar në Fakultetin e Arkitekturës në Shkup dhe që atëherë kam qenë i angazhuar në projekte të shumta dhe konkurse fituese duke përfshirë ndër të tjera sheshin Skënderbeu në Shkup, Teatrin dhe bibliotekën e qytetit në Tetovë dhe shkollën e re fillore në Qendër – Shkup. Kam marrë pjesë në ekspozita të shumta, përfshirë Bienalen e Venedikut dhe së fundmi një ekspozitë në pritje bashkë me Ngadhnjimin (vëllain) në New York. Kam qenë i ftuar si ligjërues mysafir në simpoziume, takime formale dhe informale të arkitekturës.
Krahas praktikës, jam aktiv në mësimdhënie si asistent pranë Universitetit të Tetovës si edhe në Fakultetin e Arkitekturës në Shkup, dhe Universitetin American College një periudhë të caktuar.

Sheshi Skëndërbeu në Shkup – Një nga projektet e Besian Mehmetit / BMA

Ju jeni arkitekt i shkollës fillore “Kiro Gligorov” e cila llogaritet si shkolla më e bukur në Maqedoni. Tregoni diçka rreth këtij projekti?
Ky projekt është rezultat i një konkursi anonim që është zhvilluar në vitin 2013. Në konkurs morën pjesë më shumë se njëzet ekipe, arkitektët më të shquar të vendit. U zgjodhëm si më të mirët dhe sigurisht që ishte një nderë dhe një përgjegjësi për ne si studio e re, në atë kohë si 29 vjeçarë udhëheqja një ekip prej 4 arkitektësh të ri, ndërkohë që tani numri është dyfishuar.
Koncepti arkitektonik, forma dhe kompozicioni nuk janë të rastësishme, aq më pak imponuese. Ata pasqyrojnë strukturat organizative në nivelin funksional, teknik, material dhe estetik. Përmes vizionit tonë ne kemi dashur që të krijojmë një mjedis funksional, utilitar dhe mikpritës, përmes sistemeve formale dhe informale të mësimdhënies dhe mësimnxënies, si në klasa ashtu edhe në mjedisin natyror – me qëllimin e vetëm për të hapur perspektiva të reja për fëmijët.

Shkolla fillore Kiro Gligorov – një nga projektet e Besian Mehmetit / BMA

Emri juaj shihet pothuajse në shumicën e projekteve më të rrëndësishme në vend. Çfarë do të thotë kjo për ju?
Puna që bëjmë është ekipore, kam pas fatin të jem përkrah arkitektëve dhe bashkëpunëtoreve të spikatur dhe bashkë të krijojmë vepra që shpresoj do të jenë inspiruese ndër gjenerata.
Kam punuar në projekte nga me të ndryshmet, të shumtë janë edhe ata me karakter publik kryesisht përmes konkurseve, por shpesh edhe pro bono. Jam përpjekur që të krijojmë vepra që kontribuojnë në një mënyrë osë tjetër në zhvillimin shoqëror. Për këtë arsye, jam i mendimit se për ne arkitektët pjesëmarrja në konkurset dhe veçanërishtë angazhimi në projekte publike duhet të shihet si një përgjegjësi shoqërore.

Një nga projektet e Besian Mehmetit / BMA

Çfarë motivi do ju kishit dhënë të rinjve që studiojnë ose duan të studiojnë arkitekturë?
Arkitektura është shumëdimensionale dhe përveç njohurive teknike, kërkon të keni edhe bagazh të njohurive të përgjithshme. Mbi të gjitha, mendoj se duhet të keni ndjesi dhe pasion për të bukurën por njëkohësisht duhet të keni durim dhe të guxoni. Mos prisni instruksione dhe informata vetëm nga katedra në fakultet por kërkoni inspirimin gjithandej duke njohur rrethin, duke lexuar dhe vrojtuar vëmendshëm por edhe duke vizituar vende të ndryshme të botës.

Një nga projektet e Besian Mehmetit / BMA

Cilat janë planet e Besianit në vazhdim?
Jetojmë në një vend në zhvillim e sipër, rrjedhimisht kemi edhe shumë punë për të bërë, të krijojmë vepra që do të kenë fuqinë të ndikojnë në jetën urbane dhe të frymëzojë njerëzit për të përmirësuar botën përreth.

Një nga projektet e Besian Mehmetit / BMA

Punët nuk kanë të ndalur për Besianin. Ai do të vazhdojë të shfaq vlerat e tij në projekte të tjera! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori