LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me 18-vjeçaret nga Kosova që do ta përfaqësojnë Kosovën në garën më të madhe të inovacionit në Stamboll

Njihuni me 18-vjeçaret nga Kosova që do ta përfaqësojnë Kosovën në garën më të madhe të inovacionit në Stamboll

Se rinia e Kosovës është e mbushur me dije, entuziazëm dhe përkushtim që përkthehet në sukses, veçse dihet botërisht!

Një gjë të tillë së fundmi e kanë dëshmuar edhe dy vajza të reja nga Kosova, Jora Zeneli dhe Elta Bajrami, me projektin që kanë propozuar në garën dy-mujore të inovacionit “Red Bull Basement”, e që u mbajt për herë të parë në vendin tonë.


Duke marrë parasysh se i tërë qëllimi i kësaj gare të inovacionit ka qenë prezantimi i ideve inovative që sjellin ndryshime pozitive në shoqëri, Jora Zeneli dhe Elta Bajrami kanë prezantuar produktin Nuhate, përmes së cilit kanë arritur ta sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në garën e madhe të Red Bull Basement në Stamboll, ku dhjetëra shtete do të marrin pjesë.

Çfarë është produkti Nuhate që është zhvilluar nga këto dy vajza të reja?

Nuhate vjen si produkt i dyfishtë – hardware dhe software – dhe ka madhësi të zinxhirit të çelësave me sensorë odor të integruar në të. Këta sensorë e kryejnë mbledhjen e të dhënave dhe pastaj e tregojnë cilësinë e  ajrit, substancat toksike dhe aromat e ndryshme (si p.sh. erërat e parfumit) në zonën ku janë përdoruesit.

Ideja për zhvillimin e këtij produkti siç duket është nxitur nga ndotja e madhe e ajrit në Kosovë, ku produkti “Nuhate” mund të ndihmojë pozitivisht në shoqëri duke e treguar saktë dhe shpejtë kualitetin e ajrit, dhe rrjedhimisht qytetarët ta dinë se cilat zona mund të frekuentohen.

Prezantimi i produktit “Nuhate” është publikuar edhe në platformën zyrtare të Redbull Kosova, ku mund ta ndiqni duke klikuar KËTU.

Çfarë është Red Bull Basement?

Me qëllim që përmes inovacioneve teknologjike të bëhet ndryshimi në botë, Red Bull Basement i mbledhë studentët me idetë më të mira të cilat kanë ambicien e qëllimin për të bërë ndryshime në botë.

Ndonëse kjo garë është mbajtur për disa vite rresht në shtetet e ndryshme të botës, në Kosovë është mbajtur për herë të parë sivjet dhe është pritur mjaft mirë nga studentët.

Për dy muaj radhazi, 6 ekipe në Kosovë i kanë prezantuar idetë e tyre para jurisë profesionale (Arianit Fazliu – KUTIA, Zana Tabaku –APPDEC, dhe Arben Ymeraga – Melita & Partners), ku ekipi më i mirë që kaloi në finalen globale ishte NUHATE.

Jora Zeneli dhe Elta Bajrami tani do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt ndikimit pozitiv në shoqëri përmes produktit “Nuhate” duke e zhvilluar në garën e madhe të Red Bull Basement në Stamboll ku do të marrin pjesë 44 shtete finaliste!

Artikull i sponzorizuar