LAJMI I FUNDIT:

NJËSOJ ITALIA, SIÇ E PATA LËNË

NJËSOJ ITALIA, SIÇ E PATA LËNË

Poezi nga: Johann Wolfgang von Goethe
Përkthimi: Maksim Rakipaj

Njësoj Italia, siç e pata lënë,
ende pluhur nëpër rrugë,
ende mashtrime për të huajt,
sillu si të duash.


Ndershmërinë gjermane kot sa e kërkon,
jetë ka, gjallëri po ashtu,
por disiplinë dhe rregull jo;
sekush për vete mendon, kot e ke,
tjetrit s’i beson,
qeveritarët po ashtu,
veç për veten mendojnë.

I bukur vendi! Por Faustinën, ajme,
më këtu s’e gjej.

S’është më Italia
që me dhëmbje lashë dikur.