LAJMI I FUNDIT:

Njësitet policore që patrullojnë në autostradë, do të mbrojnë rendin me këtë Lamborghini (Foto)

Njësitet policore që patrullojnë në autostradë, do të mbrojnë rendin me këtë Lamborghini (Foto)

Në Romë të Italisë është prezantuar modeli i veçantë Huracane, që do të shfrytëzohet nga njësitet policore, që janë në mbrojtje të rendit nëpër autostrada.

Lamborghini ka punuar me shumë përkushtim në këtë makinë, e cila i ka të gjitha mundësitë dhe lehtësitë, që qarkullimi të jetë sa më efikas, transmeton Telegrafi.


Me mundësi të lëvizjes me 320 kilometra në orë, kjo veturë ka mundësi që t’i vihet pas atyre që shkelin rendin dhe tentojnë të ikin.

Para shoqëruesit të shoferit do të jetë një llaptop, do të ketë mbajtëse për pushkë në të dy anët, si dhe ka shumë kamera për xhirim, radiolidhje si dhe sirenë me tingull të lartë.

Në bagazh është i vendosur edhe frigoriferi special, sepse ky Huracane do të përdoret edhe për transporte të shpejta, në rast urgjencash shëndetësore apo transplantime. /Telegrafi/