LAJMI I FUNDIT:

Njësia Speciale merr nën kontroll Manastirin e Banjskës – gjendet sasi armatimi – 49 pelegrinë shoqërohen në Polici

Njësia Speciale merr nën kontroll Manastirin e Banjskës – gjendet sasi armatimi – 49 pelegrinë shoqërohen në Polici

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, është futur brenda Manastirit të Banjskës, ku ndodheshin grupi kriminal serb i armatosur së bashku me dhjetra pelegrinë.

Më pas ka shoqëruar në stacionin e policisë në jug të Mitrovicës 49 pelegrinë, për t’i verifikuar dhe testuar për parafinë.


Është gjetur sasi e madhe e armatimit brenda manastirit, e po ashtu brenda automjeteve që gjendeshin pranë manastirit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sulmi u krye nga banda kriminale e terroriste të Serbisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hynë edhe terrorizmi.

Për ngjarjen, ka reaguar edhe Manastiri i Deçanit.

Manastiri në llogarinë zyrtare në Twitter, tani rrjet social “X”, ka dënuar ashpër sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës./Telegrafi/

Më herët sot, Kisha #Ortodokse #Serbe#Kosovë dënoi fuqishëm dhe në mënyrë eksplicite sulmin e sotëm të armatosur nga sulmues të paidentifikuar të armatosur rëndë ndaj policisë së #Kosovës . Kisha denoncoi gjithashtu ndërhyrjen me forcë të personave të armatosur në manastirin e Banjskës, duke rrezikuar jetën e klerit dhe 40 pelegrinëve të pranishëm në Liturgjinë e së Dielës. Paqja dhe rendi duhet të ruhen në Kosovë dhe të gjithë qytetarët të mbrohen në mënyrë adekuate“, thuhet në reagim.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori