LAJMI I FUNDIT:

“Njësia 2.16”, fakte interesante për pjesëtarët e sigurimit të Kim Jong-Un (Video)

“Njësia 2.16”, fakte interesante për pjesëtarët e sigurimit të Kim Jong-Un (Video)

Ata janë më shumë se spektakël pasi që kur është në pyetje siguria e liderit të tyre, Koreja e Veriut nuk i lë asgjë rastësisë.

Kim Jong-un kishte mbërritur në Vietnam për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, e më vete kishte marrë dhjetëra pjesëtarë të sigurimit. E edhe kësaj radhe janë përsëritur skenat e samitit të prillit të vitit të kaluar, ku janë takuar dy Koretë, transmeton Telegrafi.


Djemtë që vrapojnë pas limuzinës së Kimit dhe që ecin para tij janë pjesë e Zyrës 6 të partisë. Ata rekrutohen nga armata popullore koreane dhe duhet të kenë gjatësinë e njëjtë me të liderit të tyre, të kenë shikim të “shqiponjës”, të jenë qitës të mirë dhe të kenë aftësi të jashtëzakonshme luftarake.

Truprojat e tij përzgjidhen në bazë së aftësive fizike dhe atyre luftarake, kurse kandidatët rekrutohen qysh kur janë nxënës të shkollave të mesme. Në asnjë mënyrë nuk guxojnë të kenë ndonjë shenjë në fytyrë dhe duhet të kenë masa të mira trupore, e gjithashtu u bëhet kontroll i detajuar sa i përket historisë së familjeve të tyre. Por, kur këta të rinj përzgjidhen, ata pajisen me një numër identifikuar e të dhënat e tjera personale u fshihen, dhe u ndalohet të mbajnë kontakte me familjet e tyre.

Ata i kalojnë plotë dy vite nëpër kampet e trajnimit, ku marshojnë deri në 25 kilometra, ushtrojnë taek-wondo dhe mësojnë taktikat për operacione të veçanta. Sipas historisë zyrtare, kjo gardë ka marrë pjesë në luftën koreane, kurse njësitë e saj kanë nxjerrë 72 “heronj të punës” dhe 28 “heronj të Republikës”.

Megjithatë, këtë gardë Kim Jong-un e ka riorganizuar duke liruar nga detyra dhjetëra oficerë, dhe ka zgjeruar grupin e truprojave të tij privat duke i quajtur “Njësia 2.16”. Kjo gardë është e shpërndarë në gjashtë njësi, në njësi luftarake dhe të truprojave. Kjo gardë i ka nga 95 deri në 120 mijë të punësuar, kurse supozohet se Kim ka edhe një gardë tjetër personale që kujdesen për sigurinë e tij.

Gjithashtu kjo gardë ka kampe të ndërtuara në gjithë vendin, që kryesisht gjenden jo shumë larg objekteve shtetërore e në veçanti në ato në Pyongyang. Garda kujdeset për sigurinë e zyrtarëve ushtarakë dhe të partisë, e në veçanti familjarët e Kim Jong-un. Njësitë e saj përdorin mjete të blinduara për të mbrojtur udhëheqësit e vendit.

Li Jang-Guk ka qenë truproje e Kim Jong-Il plotë dhjetë vite, që në prag të takimit mes dy Koreve që u mbajt në prill të vitit të kaluar, kishte deklaruar për CNN se si në kampet e trajnimit “u shpëlahet truri” rekrutëve. “Na kanë mësuar se si Kim Jong-il është zot dhe se arsyeja e vetme që kam lindur ishte mbrojtja e liderit tonë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Azia
Por paralajmëronte qytetarët për rrezikun e stuhisë, prapa shpinës së kryetares të qytetit brazilian shembet ura

Por paralajmëronte qytetarët për rrezikun e stuhisë, prapa shpinës së kryetares të qytetit brazilian shembet ura

Amerika Latine
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Kalo në kategori