LAJMI I FUNDIT:

Njeriu i parë i sportit në Arabinë Saudite trazoi publikun me një foto të Salah në “klubin e ri”

Njeriu i parë i sportit në Arabinë Saudite trazoi publikun me një foto të Salah në “klubin e ri”

Njeriu i parë i Arabisë Saudite për sportin dhe argëtimin, Turki Alalshikh, i ka “lënë pa mend” të gjithë duke publikuar një imazh të krijuar të Mohamed Salah në fanellën e klubit të tij të ri.

Lojtari më i mirë aktualisht i Ligës Premier ende nuk e ka vazhduar kontratën me Liverpoolin, ndonëse ka hyrë në gjysmën e fundit të angazhimit aktiv në klub, kështu që mund të negociojë me të gjitha klubet e tjera, pa kërkuar asgjë Reds.

I pakënaqur me ofertën që mori nga Liverpool, Salah njoftoi largimin e tij nga klubi. Mesa duket për të ushtruar presion te drejtuesit e klubit, nga të cilët dëshiron të arrijë përmbushjen e objektivave financiare, egjiptiani së fundmi njoftoi largimin nga klubi.


“Ky është viti im i fundit në klub dhe dua të bëj diçka të veçantë për qytetin. Edhe pse ne kemi pritur për atë titull për më shumë se 30 vjet, pandemia ka penguar një festë të vërtetë. Shpresoj që këtë vit të kemi mundësi për ta bërë atë të drejtë”, ka thënë fillimisht Salah.

Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah
Lexo po ashtu Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Egjiptiani më pas shpjegoi se ishte i pakënaqur me faktin se nuk kishte përparim në negociata.

“Deri tani? Po. Në gjashtë muajt e fundit nuk ka pasur përparim në negociatat. Jemi larg një marrëveshjeje, kështu që tani mund të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Salah për Sky Sports dhjetë ditë më parë.

Nëse ai largohet nga Liverpooli, dy oferta fitimprurëse janë në dispozicion për Salah. Njëra është nga Paris Saint Germain, ndërsa tjetra nga Arabia Saudite.

Njeriu i parë i Arabisë Saudite për argëtim dhe sport, Turki Alalshikh, ka trazuar publikun sot duke postuar një foto të Salah me fanellë të klubit Al-Hilal.

Klubi më i fuqishëm saudit ka sjellë tashmë yje të shumtë në radhët e tij, por është i pakënaqur me investimin në Neymar Jr, ndaj sjellja e Salah do të ishte marrëveshja më domethënëse në historinë e klubit.

Salah kishte oferta nga Arabia Saudite më parë, por ai refuzoi 150 milionë funte nga klubi i Superligës së Arabisë Saudite, Al-Ittihad, gjatë verës.

Megjithatë, pasi atij i skadon kontrata në më pak se gjashtë muaj, egjiptiani tani do të pranonte një shifër dukshëm më të ulët nga Arabia Saudite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori