Njeriu kundër kalit, britaniku që pas 15 viteve arriti t’ia kalojë në vrapim kafshës - fitoi 4 mijë dollarë

Britaniku Ricky Williams Lightfoot është bërë njeriu i parë pas 15 viteve që fitoi në maratonën “njeriu kundër kalit”.
“Njeriu kundër kalit” është një garë tradicionale që mbahet që nga viti 1980, transmeton Telegrafi.
Kjo ishte hera e tretë që njeriu ka dalë të jetë më i shpejtë se kafsha. Gara ka një shteg prej 36 kilometrave, dhe tradicionalisht mbahet në qytetin Llanvrtid në Uells.
Në garë morën pjesë mbi 1 mijë garues dhe 50 kuaj, e në fund triumfoi Ricky Lightfoot që fitoi 3.500 funte apo 4.000 dollarë.
Ai ka arritur ta mund kalin më të shpejtë - duke krijuar një distancë kohore prej dy minutash.
E drejtori i kësaj gare të organizuar, Mike Thomas, tha se Lightfoot fitoi pa ndonjë problem.
Ndryshe Lightfoot është garues profesionistë që vazhdimisht garon për klubin Cumbre Elenborow. /Telegrafi/









































