LAJMI I FUNDIT:

“Njeriu kundër ariut”: Gara e pazakontë, me një kafshë shumë të fuqishme

“Njeriu kundër ariut”: Gara e pazakontë, me një kafshë shumë të fuqishme

Arinjtë janë rivalët kryesorë, në një garë që e ka organizuar Discovery Channel, në një rezervat kafshësh në Utah të Shteteve të Bashkuara.

Muaji e ardhshëm, do të fillojë transmetimi i emisionit “Njeriu kundër ariut”, ku garuesit do të përfshihen në garë, kundër një kafshe shumë të fuqishme, ndërsa iu duhet të kalojnë nëpër hapësira të ndryshme dhe të realizojnë veprime të caktuara, transmeton Telegrafi.


Garuesit do të kalojnë nëpër pesë disiplina gjatë një emisioni, ndërsa arinjtë do të sillen në bazë të instinktit të tyre, si dhe aftësive prej grabitqari.

Fitues i kësaj gare, do të jetë një nga dy finalistët, që do të garojë brenda rezervatit me një ari grizli të gjatë 2.5 metra, që është më i madhi nga të gjithë.

“Gara me arinj, është e frikshme dhe emocionuese në të njëjtën kohë, pasi është si gatë me të panjohurën”, ka thënë Ira, një praktikues i arteve marciale, që do jetë pjesë e garës.

Që garuesit të jenë të mbrojtur, organizatorët kanë siguruar roja në të gjitha hapësirat dhe mundësi që t’i ndalojnë arinjtë, në mënyrë që mos iu shkaktojnë lëndime.

Megjithatë, mbetet e paqartë, se si do veprohet nëse sulmohet ndonjë nga garuesit dhe jeta e tij të jetë në rrezik, si pasojë e kësaj gare. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Pesha

Pesha

Tri herë fitoi në lotari, tiketat që i sollën fat i bleu të njëjtin vend – burri nga Karolina e Veriut jep detaje

Tri herë fitoi në lotari, tiketat që i sollën fat i bleu të njëjtin vend – burri nga Karolina e Veriut jep detaje

Fun
Fëmijët e mençur

Fëmijët e mençur

Kalo në kategori