LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit nuk po e pëlqejnë aspak mënyrën se si Melania Trump rregulloi kopshtin e trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë

Njerëzit nuk po e pëlqejnë aspak mënyrën se si Melania Trump rregulloi kopshtin e trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë
Melania Trump (Foto: Win McNamee/Getty Images/Guliver)

Të Shtunën, Melania Trump tregoi modelin e ri të kopshtit të trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo postoi në Twitter foto së bashku me këtë shkrim: “E ngazëllyer për të nderuar historinë dhe festuar të ardhmen në kopshtin tonë të bukur këtë mbrëmje. Faleminderit të gjithë atyre që ndihmuan në rinovimin e kësaj hapësirë ikonike dhe me të vërtetë të mrekullueshme”.


Por, njerëzit në Twitter sapo panë imazhet, shprehën lirshëm mendimet e tyre.

Disa njerëz thjesht kritikuan estetikën e modelit të ri duke e quajtur atë “të ftohtë dhe të zbrazët”, ndërsa të tjerë theksuan se Zonja e Parë po i jepte përparësi kopshtit gjatë një pandemie globale që tejkaloi një numër global vdekjesh prej 800,000 këtë fundjavë.

Disa të tjerë ishin të nervrikosur dhe mërziteshin për fatin e pemëve që ndodheshin aty.

Shumë njerëz po i referoheshin familjes Kennedy në këto kompent, pasi dizajnerja amerikane, e cila vdiq në vitin 2014, shkruajti se ajo ishte e porositur nga Presidenti Kennedy për të ridizajnuar kopshtin e trëndafilave në mënyrë që të mund të ishte po aq mbresëlënëse sa kopshtet që ai pa në rezidencat zyrtare në Evropë. “Kopshti filloi në pranverën e vitit 1962 dhe mbaroi në fund të të njëjtit vit. Ishte me të vërtetë kopshti i presidentit Kennedy”, shkruante Lambert Mellen në rrëfimin e saj të gjatë për historinë e kopshtit.

“Shqetësimi i tij për rritjen dhe mirëqenien e këtij kopshti nuk mbaronte kurrë. Shpesh ai shihej në orët e vona të pasdites duke punuar atje vetë, duke ndryshuar dhe krasitur bimët”, tha ajo.

Pra, përveç se komentuesit nuk e pëlqejnë pamjen e re të kopshtit, mendojnë se as presidenti Kenndey nuk do të ishte dakort. /Telegrafi/