LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit në mbarë botën u besojnë bizneseve shumë më tepër sesa institucioneve

Njerëzit në mbarë botën u besojnë bizneseve shumë më tepër sesa institucioneve

Njerëzit në mbarë botën janë më pesimistë për perspektivën ekonomike se kurrë më parë dhe i besojnë bizneseve shumë më tepër sesa institucioneve të tjera, si qeveria, në një botë që po bëhet gjithnjë e më e ndarë.

Sipas një sondazhi nga Edelman Trust, që ishte publikuar në prag të mbledhjes së elitave të biznesit dhe liderëve të qeverive në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, tregon se gjithnjë e më pak njerëz besojnë që familja e tyre do të jetë në një gjendje më të mirë ekonomike pas pesë vitesh.

Shifra e atyre që besojnë se do të jenë më mirë ekonomikisht ra në 40 për qind nga 50 për qind që ishte vitin e kaluar, duke arritur kështu nivelin më të ulët të të gjitha kohërave. Kjo për shkak se 89 për qind e të anketuarve kanë frikë se do të humbasin punën e tyre, 74 për qind shqetësohen për inflacionin, 76 për qind janë të shqetësuar për ndryshimin e klimës dhe 72 për qind druhen nga një luftë bërthamore.

Reklama

Raporti thotë gjithashtu se 62 për qind e të anketuarve i konsiderojnë bizneset si kompetente dhe etike, krahasuar me 59 për qind që kanë të njëjtin vlerësim për organizatat joqeveritare, 51 për qind për qeveritë dhe 50 për qind për median. Kjo i atribuohet mënyrës sesi kompanitë trajtuan punonjësit gjatë pandemisë COVID-19 dhe rikthimin në zyra, si dhe faktit që shumë biznese u zotuan të ndërprisnin aktivitetin e tyre në Rusi pas pushtimit të Ukrainës.

Njerëzit gjithsesi u shprehën se nuk u besonin shefave ekzekutiv dhe drejtuesve të qeverive, por kanë besim te drejtuesit e korporatave të tyre, te kolegët dhe te fqinjët. Shkencëtarët ishin ata që besoheshin më shumë – nga plot 76 për qind e të anketuarve.

Por, kompanitë përballen edhe me kritika nëse përfshihen në këto tema, pasi 52 për qind e të anketuarve thonë se bizneset nuk mund të shmangin politizimin kur trajtojnë disa çështje delikate sociale.

Reklama

Shumica e të anketuarve thonë se bizneset duhet të bëjnë më shumë, jo më pak, për të trajtuar çështje si ndryshimet klimatike, pabarazia ekonomike dhe probleme të tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
50 mijë punëtorë në vit, çfarë fuqie punëtore dhe kualifikime po kërkon Gjermania nga vendet e Ballkanit?

50 mijë punëtorë në vit, çfarë fuqie punëtore dhe kualifikime po kërkon Gjermania nga vendet e Ballkanit?

Botë
Udhëtim falas çdo 15 minuta me autobus, nga rrethi i flamurit deri në Prishtina Mall dhe anasjelltas

Udhëtim falas çdo 15 minuta me autobus, nga rrethi i flamurit deri në Prishtina Mall dhe anasjelltas

Ekonomi
Projekti i parë në rajon për ngrohje solare, Osmani: Planifikojmë t'i mbulojmë dy lagje në Prishtinë, do të sigurohen 50 megavat

Projekti i parë në rajon për ngrohje solare, Osmani: Planifikojmë t'i mbulojmë dy lagje në Prishtinë, do të sigurohen 50 megavat

Albert Spahiu
Inflacioni i Eurozonës bie ndjeshëm në muajin mars, çmimet e ushqimeve u rritën edhe pse kostot e energjisë shënuan rënie

Inflacioni i Eurozonës bie ndjeshëm në muajin mars, çmimet e ushqimeve u rritën edhe pse kostot e energjisë shënuan rënie

Botë
Këto janë lagjet që pritet të futen në sistem të ngrohtores, Osmani tregon për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Këto janë lagjet që pritet të futen në sistem të ngrohtores, Osmani tregon për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Albert Spahiu
Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Ekonomi
Kalo në kategori