LAJMI I FUNDIT:

“Njerëzit filluan të bërtasin”, pasagjeri i cili i mbijetoi rrëzimit të avionit në Indi, rrëfen momentin dramatik

“Njerëzit filluan të bërtasin”, pasagjeri i cili i mbijetoi rrëzimit të avionit në Indi, rrëfen momentin dramatik

Një burrë i cili i mbijetoi rrëzimit të avionit në Indi, përshkroi momentin e tmerrshëm që përjetoi atë ditë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë e këtij aksidenti mbetën të vdekur të paktën 18 persona, ndërsa në bordin e aeroplanit ndodheshin rreth 191 pasagjerë.

Avioni që po fluturonte nga Dubai në Calicut, nuk arriti të zbresë në pistë duke rrëshqitur dhe përfunduar në një luginë.

Dy pilotët po mundoheshin të ateronin në një mot të ligë, ku shirat e rrëmbyeshëm kishin zvogëluar dukshmërinë, madje janë detyruar të anulojnë tentimin e tyre të parë për zbritje, duke bërë një “rreth” mbi aeroport për më shumë se 20 minuta, transmeton Telegrafi.

Renjith Panangad, një hidraulik që po kthehej në shtëpi për herë të parë nga Dubai, përshkroi momentin dramatik të kësaj ngjarjeje.

“Shumë pasagjerë u gjakosën”, tha Panangad, i cili shpëtoi pa lëndime të mëdha.

“Ende po përpiqem të kujtoj se çfarë ndodhi”, u shpreh ai.

“Dëgjoja një zhurmë të madhe, njerëzit filluan të bërtasin”, theksoi ndër tjerash. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori