LAJMI I FUNDIT:

NJERËZIT E MËDHENJ

NJERËZIT E MËDHENJ

Poezi nga: Bertolt Brecht
Përktheu: Petraq Kolevica

Njerëzit e mëdhenj thonë plot budallallëqe
Dhe njerëzit e tjerë i mbajnë për të marrë
Por, ata s’thonë gjë dhe i lënë të llapin
E ndërkaq shkon koha pa u parë.


Njerëzit e mëdhenj hanë e pinë
Dhe plëncin e mbushin paq.
Dhe njerëzit e tjerë dëgjojnë bëmat e tyre
Dhe hanë e pinë ndërkaq.

Njerëzit e mëdhenj mbahen si të mençur
Dhe flasin me zë të lartë – sikur janë shurdhuar.
Njerëzit e mëdhenj ndoshta dhe duhen nderuar
Por, për të besuar, nuk duhen besuar.