LAJMI I FUNDIT:

Njerëzimi po përballet me një kërcënim të ri pandemik: ‘Fatkeqësi’ nga efektet e viruseve mijëvjeçare

Njerëzimi po përballet me një kërcënim të ri pandemik: ‘Fatkeqësi’ nga efektet e viruseve mijëvjeçare

Viruset e zombive të Arktikut në Siberi mund të shkaktojnë një pandemi të re të tmerrshme, paralajmërojnë shkencëtarët

Viruset nga e kaluara e largët në permafrostin e Arktikut (shtresë e ngrirë përgjithmonë në ose nën sipërfaqen e Tokë), një ditë mund të çlirohen si pasojë e ngrohjes së klimës së Tokës dhe të shkaktojnë një shpërthim të madh sëmundjesh, thonë ata.

Mikrobet Methuselah – ose viruset zombi siç njihen gjithashtu – janë izoluar tashmë nga studiuesit të cilët kanë deklaruar se një emergjencë e re mjekësore globale mund të shkaktohet.

Permafrost mbulon një të pestën e Hemisferës Veriore, pasi ka mbështetur tundrën arktike dhe pyjet boreale të Alaskës, Kanadasë dhe Rusisë për mijëvjeçarë. Ajo shërben si një lloj kapsule kohore, duke ruajtur – përveç viruseve të lashta – mbetjet e mumifikuara të një numri kafshësh të zhdukura që shkencëtarët kanë mundur të zbulojnë dhe studiojnë vitet e fundit.

Arsyeja pse permafrost është një mjet i mirë ruajtjeje, nuk është vetëm sepse është i ftohtë; është një mjedis pa oksigjen në të cilin drita nuk depërton. Por temperaturat aktuale të Arktikut po ngrohen deri në katër herë më shpejt se pjesa tjetër e planetit, duke dobësuar shtresën e sipërme të permafrostit në rajon.

Shkencëtarët besojnë se permafrosti – në nivelet e tij më të thella – mund të përmbajë viruse që janë deri në një milion vjet të vjetër dhe kështu do të jenë shumë më të vjetër se speciet tona, që mendohet se janë shfaqur rreth 300,000 vjet më parë.

Sistemet tona imunitare mund të mos kenë qenë kurrë në kontakt me disa nga ato mikrobe, dhe ky është një shqetësim tjetër.

Për këtë arsye, shkencëtarë të shumtë po punojnë me UArctic, Universitetin e Arktikut – një rrjet ndërkombëtar arsimor në rajonin polar – për të krijuar objekte karantine dhe për të ofruar ekspertizë mjekësore që mund të identifikojë rastet e hershme dhe t’i trajtojë ato në nivel lokal për të mbajtur nën kontroll infeksionin.

Vitin e kaluar, një ekip shkencëtarësh botoi kërkime mbi mostrat të marra nga Liqeni Hazen, një liqen me ujë të ëmbël në Kanada që ndodhet brenda rrethit Arktik.

Duke përdorur një analizë të modelit kompjuterik, ata sugjeruan se rreziku i përhapjes së viruseve ishte më i lartë afër vendit ku sasi të mëdha uji të shkrirë derdheshin në liqen – një skenar që bëhet më i mundshëm ndërsa klima ngrohet.

Fakti që viruset që infektojnë ameba janë akoma infektues pas kaq shumë kohësh, është tregues i një problemi potencialisht më të madh. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Kalo në kategori