Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ambasadoren Nataliya Apostolova, kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për praktikë në kompanitë vendore të 100 të rinjve nga rajoni i Gjilanit me pagesë, me qëllimin që gjatë të ardhmes të njëjtët të mbeten aktiv në punë dhe të ushtrojnë profesionin e tyre në agrobiznes dhe njëkohësisht edhe të krijojnë të ardhura për vete dhe familjet e tyre.
Sipas njoftimit për media, kjo është bërë e mundur përmes mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe Komunës së Gjilanit të cilat si institucione kanë qenë në partneritet të plotë që ky projekt ka shënuar efektet pozitive me angazhimin e 100 të rinjve në punë.
Kryetari Lutfi Haziri, ka falënderuar Komisionin Evropian për mbështetjen e programit në aspektin financiar duke thënë se këto kontrata për të rinjtë e këtij regjioni janë një lajm i gëzuar për të gjithë, sepse sipas tij me këtë po krijohet mundësia shumë e mirë për ushtrimin e profesionit të agrobiznesit dhe krijimin e të ardhurave njëkohësisht.
“Një falënderim i veçantë për KE-në dhe ambasadoren Apostolova, që ka mbështetur financiarisht këtë program i cili target ka të rinjtë, djem e vajza, nga të gjitha komunitetet. Regjioni i Gjilanit është zonë agro-industriale, sikur që edhe e kaluara e afërt ka qenë e lidhur fuqishëm me agrobiznesin. Sektori privat me investimet që po bënë e ka kthyer fokusin në agrobiznes dhe sipas statistikave, në vitin 2018. Gjilani hyn në mesin e Komunave me ambientin më të qëndrueshëm për zhvillimin lokal ekonomik, i bazuar në bujqësi. Përgatitja profesionale e të rinjve, pastaj trajnimet e shumta dhe puna praktike në sektorin e prodhimit, janë një bazë e fuqishme e zhvillimit ekonomik lokal”, ka thënë Haziri.
Sipas njoftimit, ambasadorja Nataliya Apostolova, ka thënë se kjo fazë e projektit është pjesë shumë e veçantë për të, dhe se sipas saj më e rëndësishmja deri më tani, sepse siç theksoi Apostolova me këtë po bëhet një ndryshim i madh pozitiv, me përgatitjen e të rinjve në aspektin profesional, me angazhimin direkt në punë praktike dhe njëkohësisht kjo po bëhet falë edhe bashkëpunimit shumë të mirë që është krijuar me punë mes KE-së, institucioneve lokale dhe sektorit privat të biznesit prodhues.
“Me numrin e bizneseve që kemi në Gjilan dhe në këtë regjion në përgjithësi, besojmë fuqishëm se numri i të punësuarve do të rritet, përkundër kërkesave të mëdha për vende pune, por së bashku me të gjithë akterët kjo do të bëhet realitet dhe do të kemi suksese bashkërisht”, ka thënë ajo.
Në njoftim thuhet se Aapostolova, gjithashtu, ka potencuar se Bashkimi Evropian është duke investuar vazhdimisht në fusha të ndryshme në Kosovë dhe projekte me vlerë të lartë në regjionin e Gjilanit, për të krijuar së bashku mundësi më të mëdha për të rinjtë, punësim të tyre në sektorin privat, zhvillimin e sektorit të bujqësisë së bashku me të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë pjesë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet në Ferizaj një shtetas i Maqedonisë së Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar
Përleshje në mes fqinjëve në Shtip, arrestohen dy persona
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi