Një djalë 20-vjeçar ka vdekur pasi u qëllua gjatë një grabitjeje të rreme të filmuar për YouTube.

Timothy Wilks dhe shoku i tij u përpoqën të bënin një skenë më 5 shkurt në Nashville.


Ata mbanin thika të mëdha dhe iu afruan një grupi njerëzish, por njëri prej tyre nxori një armë dhe qëlloi të riun, raporton Unilad.

Miku i Wilks, emri i të cilit nuk u bë i ditur, i tha policisë se ata filmuan për YouTube, por 23-vjeçari David Starnes Jr. i cili qëlloi shokun e tij nuk kishte ide se ishte një video e rreme.

5c5c3969 937c 4399 bb3c 2c8346e52efb

Policia u thirr në vendin e ngjarjes dhe Starnes pranoi se kishte qëlluar Wilks.

Ai pretendon se e bëri këtë në vetëmbrojtje ndërsa dyshja iu afrua me thika.

Asnjë akuzë nuk është ngritur kundër Starnes, megjithëse detektivët po vazhdojnë të hetojnë incidentin. /Telegrafi/