LAJMI I FUNDIT:

Një vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, mbi qiell fluturuan avionët grek

Një vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, mbi qiell fluturuan avionët grek

Fluturimi i tre avionëve të NATO-s nga Forcat Ajrore Greke si pjesë e misionit patrullues ajror, shënuan fillimin e ceremonisë së kremtimit të njëvjetorit të anëtarësimit në NATO. Kreu i lartë i shtetit foli për përfitimet e anëtarësimit në Aleancë, duke e vlerësuar atë si suksesin më të madh që nga pavarësia e vendit.

” Megjithëse këtë përvjetor e shënojmë në kushte emergjence me dëme kolektive dhe shumë tragjedi personale, nuk duhet të harrojmë kuptimin e vërtetë të kësaj dite. Viti ynë i parë i anëtarësimit në të njëjtën kohë ishte edhe një nga vitet tona më të vështira. Por tani sfidat i shikojmë vetë në sy. Me ne janë 29 vende, 29 demokraci, 29 miq tanë edhe në kohë të mira dhe të këqija”, tha Stevo Pendarovski, president i shtetit.

“Nëse duhet të përshkruaj me një fjalë ngjarjen e sotme me të cilën e festojmë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO – atëherë ajo fjalë është: ia dolëm. Ia dolëm sepse anëtarësimi në NATO është kontributi më i madh për sigurinë dhe stabilitetin tonë … “, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Admirali Robert Burk përshëndeti angazhimin e vendit për ruajtjen e lirisë, demokracisë, paqes dhe stabilitetit në rajon, por edhe përmes pjesëmarrjes në misionet ushtarake ndërkombëtare.

“Maqedonia e Veriut në mënyrë agresive po kërkon mënyra për të kontribuar për stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Në shumë mënyra, siç është vendosja e trupave tuaj në KFOR në Kosovë dhe misionin e NATO-s. Mbështetje vendimtare në Afganistan dhe Irak. Aleanca është më e fortë për shkak të parimeve dhe vlerave tuaja të përbashkëta”, tha Robert Burk, Admiral i NATO-s

Maqedonia u bë anëtare e 30-të e Aleancës më 27 mars të vitit të kaluar dhe tre ditë më vonë u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit shtetëror përpara selisë së NATO-s në Bruksel.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori