LAJMI I FUNDIT:

Një vit pas 14 shkurtit, analistët të ndarë nëse ndodhi “ndryshimi i madh” me Qeverinë Kurti

Një vit pas 14 shkurtit, analistët të ndarë nëse ndodhi “ndryshimi i madh” me Qeverinë Kurti

Qeveria Kurti është formuar më 22 mars të vitit 2021, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 14 shkurt, ku Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 50.28 ose 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lufta kundër korrupsionit dhe punësimi, vaksinimi i 60 për qind të popullatës kundër COVID-19 deri në fund të vitit 2021, rritja e prodhimit dhe eksportit si dhe fuqizimi i ndërmarrjeve publike ishin prioritetet e Qeverisë Kurti.


Deri më tani Qeveria ka përmendur si sukses menaxhimin e situatës së pandemisë dhe mbajtjen e premtimit për vaksinimin e 60% të qytetarëve.

Analistët në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini kanë vlerësime të ndryshme me arritjet e Qeverisë Kurti gjatë këtyre 365 ditëve.

Ylli Hoxha thotë se ndryshimi i madh është krijuar me ardhjen e kësaj Qeverie.

“Vota 50% ka qenë një revolucion në vete. 14 shkurti ishte një momentum që u krijuan disa efekte. Besueshmëria e qytetarëve në institucione është shtuar bindshëm në raport me Qeveritë e kaluara që as vet nuk e besonin atë që e thonin…Një avancim shoqërorë besoj se ka ndodhur. Pos avancimit të Qeverisë ka avancuar më shumë opozita”, deklaroi Hoxha.

Imer Mushkolaj thotë se ndryshimi ka ndodhur, por sipas tij duhen parë edhe premtimet që janë dhënë si po shkojnë.

“Deri më tash unë problemin e kam pasur edhe me qeveritë e kaluara, ka të bëjë prioritetet. Cilat janë prioritet e Qeverisë Kurti qoftë edhe brenda një viti. Qytetari që ka votuar Kurtin thotë se Kurti ka premtuar se “hajnat do të futen në burg”. Ai nuk e di që kjo nuk arrihet aq shpejtë, por këtu kanë rëndësi prioritizimi i prioriteteve…Kurti nuk ka njerëz sa duhet për të qeverisur me ministritë që ka”.

Dardan Gashi thotë se në asnjë qeveri skandalet nuk shpërthejnë gjatë vitit të parë të qeverisjes.

Megjithatë sipas tij kjo Qeveri ka kapur disa institucione të pavarura.

Astrit Gashi thotë se Qeveria Kurti ka bërë pak në raport me pritjet e qytetarëve, por sipas tij edhe pritjet e qytetarëve ndaj kësaj qeverie nuk kanë qenë racionale.

“Megjithatë kjo qeveri e ka bind qytetarin se disa gjëra vetëm me ta mund të ndryshojnë. Nga ana tjetër, qytetarët për çdo gjë që është pamundësi e Kosovës fajin ja kanë faturuar qeverive të kaluara. Ka pasur pritje të tilla që dikush ka menduar se nëse mbaron fakultetin me të ardhur Qeveria Kurti ai futet në punë. Pritje joreale”.

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se ndryshimi i madh nuk ndodh pse nuk ndryshohen emrat në qeverisje, por me ndryshime cilësore në shoqëri.

“Nëse krahasojmë Albin Kurtin me ish-presidentin Rugova, apo Thaçin mund të gjenden shumë ngjashmëri se si militantët janë të lidhur me figurën e liderit…Edhe Albin Kurti legjitimitetin politik e lidh me vitet e 90-ta e jo më të tashmen. Albin Kurti është shitur si figurë e një babai që e mbron vendin nga e keqja”, deklaroi tutje Visar Ymeri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori