LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga helmimi me Novichok të kritikut të Kremlinit, Alexei Navaly – vazhdon të mbahet i burgosur në Rusi

Një vit nga helmimi me Novichok të kritikut të Kremlinit, Alexei Navaly – vazhdon të mbahet i burgosur në Rusi

Më 20 gusht të vitit të kaluar, deri sa po kthehej nga qyteti Tomsk i rajonit të Siberisë për në Moskë, udhëheqësi opozitar rus Alexei Navalny kishte filluar të ndihej i sëmurë.

Aeroplani, me të cilin Navalny fluturoi u ul me urgjencë në Omsk, pasi ai papritmas filloi të ndihej keq, pasi piu një filxhan çaj.


Edhe pse ishte trajtuar në një spital të qytetit Omsk, autoritetet ruse kishin thënë se nuk është gjetur helm në trupin e politikanit opozitar.

Menjëherë pas kësaj, aktivistët në Gjermani kanë dërguar një aeroplan për ta sjellë Navalnyn në Berlin, në mënyrë që të merr një trajtim më të mirë.

Mjekët gjermanë evakuuan 45-vjeçarin, me kërkesën e gruas së tij dhe aleatëve, të cilët pohuan se kanë frikë që autoritetet ruse mund të fshehin të dhëna se si u sëmur.

Në rastin e Navalnyt, Bashkimi Evropian kishte rritur presionin ndaj Rusisë.

I ngarkuari i BE-së për politikën e jashtme, Joseph Borrell ishte shprehur se, “presim nga Moska që të zbardhë rastin pa vonesë. Populli rus, por edhe bashkësia ndërkombëtare kërkojnë që të dinë arsyet. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”.

Ashtu si Bashkimi Evropian edhe kancelarja Merkel dhe ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas patën kërkuar nga autoritetet ruse të zbardhin helmimin e Navalnyt.

“Për shkak të rolit të tij të rëndësishëm brenda opozitës ruse, duhet që rasti të zbardhet deri në fund. Përgjegjësit duhet të zbulohen dhe të dalin para drejtësisë”, thuhej në deklaratën e përbashkët të Merkelit dhe ministrit Maas.

Navalny: Helmi është gjetur në trupin tim, rrobat e mia janë prova të rëndësishme
Lexo po ashtu Navalny: Helmi është gjetur në trupin tim, rrobat e mia janë prova të rëndësishme

Po ashtu, ministrat e Jashtëm të G7-së kanë dënuar helmimin e kritikut të presidentit rus Vladimir Putin.

“Ne, ministrat e Jashtëm të G7-së: të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, jemi të bashkuar në dënimin, në termat më të fortë të mundshëm, të helmimit të konfirmuar të Alexei Navalny”, thuhej në deklaratën e ministrave të Jashtëm të G7-së.

Helmimin e Navalnyt me Novichok ishte konfirmuar edhe nga dy laboratorë, njëri në Francë dhe tjetri në Suedi, se agjenti nervor sovjetik ishte përdorur për të helmuar liderin rus të opozitës.

Edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ishte konfirmuar se Navalny ishte helmuar me Novichok.

“Substancat në gjakun e tij si dhe në urinë, kishin shfaqur karakteristika të ngjashme strukturore si kimikatet toksike që i përkisnin grupit Novichok”, kishte njoftuar OPCW.

Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017
Lexo po ashtu Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017

Një hulumtim i përbashkët midis Bellingcat, The Insider, Der Spiegel dhe CNN ka zbuluar të dhëna që implikojnë Shërbimin Federal të Sigurisë të Rusisë (FSB) në helmimin e politikanit Navalny.

Helmimi që ndodhi në muajin gusht 2020, duket se ka ndodhur pas viteve të mbikëqyrjes, i cili filloi në vitin 2017 menjëherë pasi Navalny njoftoi për herë të parë qëllimin e tij për të kandiduar për president të Rusisë.

Hulumtimi ka identifikuar të paktën 15 operativë që duket se punojnë brenda kësaj nën-njësie klandestine të Institutit të Kriminalistikës dhe Helmet në FSB. Të paktën tetë prej tyre ishin në kontakt të ngushtë në faza të ndryshme të operacioneve, të cilët udhëtuan së bashku me Navalnyn në Novosibirsk dhe më pas e ndoqën atë në qytetin e Tomskit ku u helmua përfundimisht.

Pas këtij skandali, Navalny kishte publikuar detajet e operacionit për tentim-vrasjen e tij nga FSB-ja ruse.

Navalny pati treguar se ka mashtruar një nga oficerët e FSB-së duke, për të përshkruar detajet e operacionit. Ai identifikoi Konstantin Kudryavtsevin, si një nga agjentët e dyshuar nga Instituti i Kriminalistikës dhe Helmeve të FSB-së.

Nga qëndrimi 6-mujor në Gjermani, Autoriteti rus i Burgjeve (FSIN) pati kërkuar që Navalny duhet të zëvendësojë dënimin me kusht në çështjen Yves Rocher me burgim efektiv.

“Putini është aq i tërbuar pasi i mbijetova helmimit nga ana e tij, saqë ai urdhëroi FSIN të shkonte në gjykatë dhe të kërkonte që dënimi im me kusht të ndryshohej në një dënim efektiv. Pavarësisht nga fakti se dënimi im me kusht ka përfunduar më 30 dhjetor [2020]”, pati njoftuar Navalny.

Me t’u kthyer në Moskë, Navalny ishte arrestuar menjëherë në Aeroportin e Sheremetyevos.

Navalny pas ndalimit nga forcat policore në Moskë: Nuk kam frikë, akuzat ndaj meje janë trillime
Lexo po ashtu Navalny pas ndalimit nga forcat policore në Moskë: Nuk kam frikë, akuzat ndaj meje janë trillime

Arrestimi i tij kishte bërë që shumë pjesëtarë të opozitës ruse kishin dal në rrugët e qyteteve kryesore të Rusisë për të protestuar për lirimin e Navalnyt. Mirëpo, autoritetet ruse, për ta shtypur këtë protesët, patën arrestuar mijëra përkrahës të tij. Arrestime kishte pasur edhe nga bashkëpunëtorët e tij, duke përfshirë avokatën Lyubov Sobol dhe vëllaun e tij, Oleg Navalny.

Gjatë qëndrimit të tij në paraburgim, ekipi i Fondcionit Kundëkorrupsion (FBK) që ishte themeluar nga Navalny ka zbuluar të dhëna për një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga Vladimir Putin.

Sipas Navalnyt, kjo ndërtesë dhe toka përreth saj janë të regjistruara në pronësi të FSB-së ruse, që pretendon se e përdor këtë pronë për “aktivitete kërkimore dhe edukuese”.

Ashtu edhe sic pritej, një gjykatë në Moskë në muajin shkurt ka dënuar kritikun e Kremlinit me tre vjet e gjysmë për shkeljen e një dënimi me kusht.

Sipas pretendimeve të mëparshme nga autoritetet ruse, Navalny dhe vëllai i tij dëmtuan financiarisht kompaninë e Yves Rocher, për të cilën ata morën dënime me kusht.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kishte bërë thirrje për lirim “të menjëhershëm” të politikanit opozitar rus, kërkesë që është refuzuar shpejt nga Qeveria ruse.

“Më 16 shkurt, një dhomë prej shtatë gjyqtarëve të Gjykatës ka vendosur, në interes të palëve dhe sipas procedurave, që t’i kërkojë Qeverisë së Rusisë, sipas Rregullit 39 të Rregullave të Gjykatës, që të lirojë aplikuesin [Navalny]. Kjo masë duhet të zbatohet menjëherë”, është cituar të ketë thënë gjykata me bazë në Stasburg, sipas faqes së Navalnyt në internet.

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, Kremlini nis goditjet ndaj rivalëve të Vladimir Putinit
Lexo po ashtu Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, Kremlini nis goditjet ndaj rivalëve të Vladimir Putinit

Në muajin qershor, një gjykatë gjatë një procesi gjyqësor me dyer të mbyllura e kishte etiketuar si organizatë “ekstremiste” FBK-në e Navalnyt, një vendim që nxiti shpërbërjen e organizatës dhe që praktikisht ndalon anëtarët e saj të jenë pjesë e jetës politike në të ardhmen.

Në një kohë kur sondazhet publike po tregojnë një rënie të mbështetjes për partitë pro presidentit Putin, përpara zgjedhjeve të planifikuara parlamentare të vjeshtës, Kremlini ka nisur të zbatojë një strategji të re fushate “pastrimin e terrenit” nga sfiduesit e mundshëm.

Pas arrestimit dhe dënimit të Navalnyt, Moska ka rritur presionin ndaj kundërshtarëve të tjerë të mundshëm, realë apo të perceptuar, përpara zgjedhjeve parlamentare të vjeshtës.

Gjithashtu Organi rus i ngarkuar me monitorimin e internetit, Roskomnadzor ka bllokuar faqen e internetit të Navalnyt.

Edhe 48 ueb-faqe të njerëzve dhe organizatave të lidhura me të u bllokuan gjithashtu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori