Një vit luftë kundër Ukrainës: Duke vepruar së bashku për të siguruar që e drejta ndërkombëtare do të mbizotërojë
24 shkurti 2022 do të kujtohet përgjithmonë si dita kur Rusia filloi pushtimin e saj brutal, të paprovokuar dhe të paligjshëm të Ukrainës. Ky ishte dhe mbetet një rast agresioni i pastër dhe një shkelje e qartë e Kartës së OKB-së. Kjo luftë nuk është as ‘vetëm një çështje evropiane’, as nuk ka të bëjë me ‘Perëndimi kundër pjesës tjetër’. Ajo ka të bëjë me llojin e botës në të cilën të gjithë ne duam të jetojmë: askush nuk është i sigurt në një botë ku përdorimi i paligjshëm i forcës – nga një fuqi bërthamore dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit – do të “normalizohej” deri diku. Kjo është arsyeja pse e drejta ndërkombëtare duhet të zbatohet kudo për t’i mbrojtur të gjithë nga politikat e pushtetit, shantazhet dhe sulmet ushtarake.
Një vit më pas ekziston rreziku që njerëzit të mësohen me imazhet e krimeve të luftës dhe të mizorive që shohin, sepse janë aq të shumta saqë fjalët që përdorim fillojnë të humbasin domethënien e tyre, sepse na duhet t’i përsërisim aq shpesh, saqë lodhemi dhe dobësojmë vendosmërinë tonë edhe sepse koha po kalon dhe detyra që kemi përpara është e vështirë.
Këtë nuk mund ta bëjmë. Sepse, çdo ditë Rusia vazhdon të shkelë Kartën e OKB-së, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për gjithë botën me politikën e saj imperialiste. Çdo ditë Rusia vazhdon të vrasë gra, burra dhe fëmijë të pafajshëm ukrainas, duke hedhur raketa mbi qytetet dhe infrastrukturën civile. Çdo ditë Rusia vazhdon të përhapë gënjeshtra dhe trillime.
Për Bashkimin Evropian dhe partnerët tanë nuk ka alternativë ndaj qëndrimit në kursin e ‘strategjisë sonë të trefishtë’: mbështetjen e Ukrainës, presionin mbi Rusinë për të ndaluar agresionin e saj të paligjshëm dhe ndihmën për pjesën tjetër të botës që të përballet me pasojat.
Kjo është ajo që kemi bërë për një vit – dhe me sukses. Kemi miratuar sanksione të paprecedentë, kemi ndërprerë varësinë tonë nga lëndët djegëse fosile ruse dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët kryesorë reduktuam me 50 për qind të ardhurat nga energjia që Kremlini merr për ta financuar agresionin e vet. Duke punuar së bashku, kemi zbutur gjithashtu efektet globale domino me rënien e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, pjesërisht falë Korsive tona të Solidaritetit dhe të Nismës për Drithërat në Detin e Zi.
Nuk mjafton të themi se duam që Ukraina të jetë në gjendje që vetë të mbrohet – ajo ka nevojë për mjetet për ta bërë këtë. Prandaj, për herë të parë BE-ja ka furnizuar me armë një vend të sulmuar. Në të vërtetë, BE-ja tani është ofruesi kryesor i trajnimit ushtarak për personelin ukrainas, në mënyrë që ata të mund të mbrojnë vendin e vet. Ne po ofrojmë gjithashtu ndihmë të konsiderueshme makro-financiare dhe humanitare për të mbështetur popullin ukrainas. Dhe, kemi vendosur t’i përgjigjemi pozitivisht kërkesës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE. Së fundi, po punojmë për të siguruar vënien para përgjegjësisë për krimet e luftës që ka kryer Rusia.
Ukraina ka treguar qëndrueshmërinë e saj të jashtëzakonshme, pjesërisht falë kësaj mbështetjeje. Dhe, Rusia është bërë më e izoluar falë sanksioneve globale dhe dënimit ndërkombëtar nga shumica dërrmuese e shteteve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Qëllimi ynë kolektiv është dhe mbetet një Ukrainë demokratike që triumfon, duke e përzënë pushtuesin, duke e rivendosur sovranitetin e saj të plotë dhe, me këtë, duke e rivendosur ligjshmërinë ndërkombëtare.
Mbi të gjitha, ne duam paqe në Ukrainë, një paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që është në përputhje me Kartën e OKB-së dhe me të drejtën ndërkombëtare. Mbështetja e Ukrainës dhe puna për paqen shkojnë krah për krah.
Revizionizmi agresiv i Rusisë dhe lëvizjet e saj më të gjera destabilizuese janë kërcënim global që prek Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Partneritetit Lindor. Ne i kemi parë efektet e makinës propagandistike të Rusisë që përpiqet të nxisë trashëgiminë e së kaluarës, si dhe shohim përpjekje në shkallë industriale për manipulimin e informacionit dhe ndërhyrjen e huaj. Kjo është arsyeja se pse BE-ja po punon me partnerët, veçanërisht me vendet anëtare të ardhshme, për t’iu kundërvënë këtij kërcënimi. Një pjesë kyçe e kësaj është edhe mbështetja e lirisë së medias dhe pluralizmit politik. Ne po e rrisim gjithashtu mbështetjen tonë për përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve në Kaukazin e Jugut.
Më gjerësisht, pushtimi rus ka nënvizuar edhe një herë se vendet dhe njerëzit duhet të jenë të lirë të përcaktojnë të ardhmen e vet. BE-ja ka bërë të qartë se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi dëshirës së partnerit tonë dhe ta integrojmë Ballkanin Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë në Bashkimin tonë dhe po punojmë shumë për ta bërë realitet këtë qëllim. Kjo do të thotë të punojmë së bashku për të ndërtuar shoqëri dhe ekonomi më elastike dhe gjithëpërfshirëse, të zhvillojmë dhe mbrojmë demokracitë tona, si dhe të forcojmë kohezionin social.
Historia dhe drejtësia janë në anën e Ukrainës. Por, për ta përshpejtuar historinë dhe për ta arritur drejtësinë, duhet të përforcojmë ‘strategjinë tonë të trefishtë’. Ne e dimë se kjo është detyrë kolektive. Kjo është arsyeja se pse BE-ja po mbështetet te të gjithë partnerët e saj për të vepruar me frymën e përgjegjësisë dhe solidaritetit të përbashkët: për të siguruar që agresioni të dështojë dhe e drejta ndërkombëtare të mbizotërojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet
Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në 'një nga transferimet më fitimprurëse në histori' - tejkalon edhe atë të Neymarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles