LAJMI I FUNDIT:

Një vit burg me kusht dhe dy mijë euro gjobë për ferizajasin, mashtroi një person të sëmurë

Një vit burg me kusht dhe dy mijë euro gjobë për ferizajasin, mashtroi një person të sëmurë

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.M. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale “Mashtrim”.

Gjyqtarja individual i Divizionit Mimoza Shabani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pas pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale si në aktakuzë, të njëjtin e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse i pandehuri në afat prej dy  vjet nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit nuk kryen vepër penale, si dhe dënim me gjobë në shumë prej dy mijë euro.


Përmes këtij aktgjykimi i pandehuri obligohet që në afat prej 90 ditëve, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, të kompensoj dënim e shkaktuar palëve të dëmtuara dhe atë në shumë të përgjithshme prej 9.900 euro.

I pandehuri akuzohet se nga muaji janar 2021 deri më 27 prill 2021, në një fshat në Ferizaj, duke vepruar në vazhdimësi me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke u prezantuar si pjesëtar i FSK-ës dhe duke u paraqitur në mënyrë mashtruese si person qe ka mundësi të ndihmoj në shërimin e B.S. dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për ti shkaktuar dëm material te dëmtuarave V.S dhe B.S., i mashtron të njëjtat duke u premtuar se do të ju siguroj fonde për mjekimin e të dëmtuarës B.S.

Dhe e vazhdon lajthimin në atë mënyrë që duke ju paraqitur fatura, kinse të një spitali privat, ju thotë se është shtyrë operimi i të dëmtuarës për shkak të shpenzimeve shtesë, dhe për këtë e nxit të dëmtuarën të jap para në vlerë të përgjithshme prej 9,900 euro për shpenzime të ndryshme dhe pastaj duke i gënjyer se operacioni mund të kryhet në Kosovë e jo në Turqi apo Shqipëri, siç ju kishte thënë në fillim të dëmtuarave, me ç’rast i ka dërguar të njëjtat ne një motel në Prizren qe te presin thirrjen e një doktori nga Tirana dhe i njëjti më nuk është paraqitur.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Kalo në kategori