Një video e një anëtareje të ekuipazhit që vdiq në rrëzimin e aeroplanit në Nepal është bërë virale teksa njerëzit i bëjnë nderime asaj

Një video e publikuar në rrjetet sociale që duket se është postuar nga një anëtare e ekuipazhit të kabinës – e cila vdiq në rrëzimin e aeroplanit në Nepal - po bëhet virale teksa njerëzit i bëjnë nderime asaj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njerëzit po shpërndajnë një video të TikTok që duket se është postuar nga një anëtare e ekuipazhit të kabinës e cila vdiq në një aksident në Nepalin qendror të dielën, sipas India Today.
Gazeta raportoi se ajo ishte një nga katër anëtarët e ekuipazhit të kabinës në bordin e aeroplanit të Yeti Airlines nga kryeqyteti Katmandu, i cili u rrëzua gjatë uljes pranë aeroportit Pokhara, duke vrarë të paktën 68 persona.
Yeti Airlines nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së Business Insider për koment për të konfirmuar se ajo ishte në bordin e fluturimit.
Megjithatë, në Twitter, përdoruesit që postonin homazhe për jetët e humbura në aksident treguan një llogari të TikTok që duket se i përket Magar, e cila aktualisht ka 11,000 ndjekës dhe përmban video që duket se janë filmuar në aeroplan nga një grua me uniformën e ekuipazhit të kabinës së Yeti Airlines.
Dhe Niraj Kumar, një gazetar për gazetën indiane News18, ndau klipin më 15 janar, me një mbishkrim ku shkruhej: "Jeto jetën në maksimum për sa kohë që je gjallë, sepse vdekja është e papritur! Thjesht duke shpërndarë videon në TikTok të zonjës Oshin Magar e cila humbi jetën".
Veç tij, “Jeta është e pasigurt”, shkroi një përdorues tjetër i cili ndau klipin në një postim në Twitter më 17 janar, duke marrë 10,000 shikime.
Kështu, mijëra përdorues në TikTok po vërshojnë llogarinë me mesazhe nderimi ndërsa raportet për vdekjen e saj vazhdojnë të qarkullojnë.
Siç është raportuar, 72 persona ishin në bordin e aeroplanit ATR 72 kur ai u rrëzua duke shtuar kushtet e motit kishin qenë të favorshme në ditën e përplasjes dhe nuk kishte asnjë tregues të menjëhershëm se çfarë e shkaktoi atë.
Ndërkohë sipas Reuters, 273 njerëz kishin vdekur që nga viti 2000 në përplasjet ajrore në Nepal, pa përfshirë përplasjen e së dielës.
Në vitin 2013, Bashkimi Evropian ndaloi linjat ajrore nepaleze nga hapësira ajrore për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë. /Telegrafi/






















































