Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor si pasojë e zjarrit i cili ndodhi sot rreth orës 00:15 në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).
Lajmin për Telegrafin e konfirmuan nga Policia e Kosovës si dhe nga zjarrfikësit në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Telegrafin tha se një dhomë është përfshirë nga zjarri dhe ende shkaqet e zjarrit nuk dihen.
“Policia dhe zjarrfikësit japin detaje për zjarrin në Klinikën e Psikiatrisë
Sot rreth orës 00:15, është raportuar se në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë, një dhomë është përfshirë nga zjarri.
Policia dhe prokurori i shtetit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Si pasojë e zjarrit në këtë rast, një person ka vdekur si dhe pesë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, aktualisht policia në koordinim me prokurorin ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, që është i cilësuar si zjarrvënie dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Edhe komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi në një prononcim për Telegrafin tregoi se në një dhomë ishte ndezur zjarr dhe si pasojë e zjarrit kishte mbetur i vdekur një person.
Ai tha se pas fikjes së zjarrit, zjarrfikësit kanë bërë ventilimin e klinikës.
“Jemi informuar se ka zjarr në Klinikën e Neuro Psikiatrisë. Kemi dalur në vendin e lartë përmendur, në një dhome ishte shkaktuar zjarr dhe si pasoj e zjarrit dhe tymit kishte vdekur një pacient i kësaj klinike dhe një ishte lënduar. Pasi që ishte ndezur një sfungjer, ishte krijuar tym i madh dhe ishte shpërnda në klinikë. Zjarri ishte shuar, ne kemi bërë ventilimin, largimin e tymit nga klinika. Koha e pranimit të informatës: 00:15”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), konfirmoi se mbrëmë si pasojë e një zjarri në njërën nga dhomat e Klinikës së Psikiatrisë, ka humbur jetën një pacient.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 23:00, në Repartin e Urgjencës dhe Intensives Psikiatrike ka ndodhur një zjarr, në njërën nga dhomat e tipit të mbyllur, ku qëndrojnë pacientët përkohësisht, pacientë në gjendje të agresivitetit dhe agjitimit të theksuar psikomotor, jo koshient për gjendjen mendore.
Në të njëjtin Repart, në të njëjtën kohë, dyshohet se një pacient i ka vënë zjarrin në rrethana të panjohura dhomës së tipit të mbyllur, me ç’rast si pasojë e ngulfatjes nga tymi (asfiksioni) ai ka humbur jetën, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor për ta shpëtuar pacientin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet
Hoxhaj – Kurtit: E nënshkrova marrëveshjen SOFA me SHBA-në para 12 vitesh, kur ti gjuaje me gurë institucionet
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës