LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe 41 të plagosur në një shpërthim të dyshuar gazi në Afrikën e Jugut

Një i vdekur dhe 41 të plagosur në një shpërthim të dyshuar gazi në Afrikën e Jugut

Një shpërthim i dyshuar nëntokësor i gazit hapi rrugën dhe përmbysi automjetet në zemër të qytetit më të madh të Afrikës së Jugut, duke vrarë një person ndërsa la të plagosur të paktën 41 njerëz.

Shkaku i shpërthimit, i cili ndodhi gjatë orës së pikut në qendër të Johanesburgut, mbeti i paqartë. Kompania që furnizon me gaz atë pjesë të qytetit tha se nuk ishin përgjegjës tubacionet e saj nëntokësore, siç menduan fillimisht autoritetet.


Trupi i të ndjerit u gjet gjatë një kontrolli në zonën e shpërthimit, tha zëdhënësi i Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave të Johannesburg, Robert Mulaudzi në Twitter.

Një hetim po zhvillohej pasi autoritetet e qytetit sollën specialistë për të përcaktuar nëse në zonë ndodheshin tuba ose kabllo të tjerë nëntokësor dhe nëse ekzistonte një kërcënim për një shpërthim tjetër ose rrjedhje gazi.

Disa njerëz u evakuuan nga zona për shkak të frikës së një shpërthimi të dytë ose se ndërtesat shumëkatëshe në një pjesë në qendër të qytetit mund të shemben.

Autoritetet vlerësuan se një zonë që mbulonte pesë blloqe të qytetit u dëmtua dhe të paktën gjashtë rrugë u prekën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori