eksperti-banner

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3862 testime, nga të cilat 23 persona kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 176 persona, ndërsa ka ndërruar jetë një person i prekur me Covid-19.


Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Devoll, Elbasan. Kukës, Vau i Dejës, Skrapar, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë, Shijak. Në 24 orët e fundit janë shëruar 176 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,601 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 77 vjeçe nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Statistika (22 Maj 2021) Raste të reja ditore 23 Të shëruar në 24 orë 176 Të shtruar në spitale 60 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 3,862 Testime totale 695,738 Raste pozitive 132,176 Raste të shëruara 128,601 Raste Aktive 1,133 Humbje jete 2,442 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 670 Korçë 115 Shkodër 85 Vlorë 58 Elbasan 38 Berat 38 Lezhë 37 Gjirokastër 37 Fier 26 Durrës 14 Kukës 14 Dibër 1. /Telegrafi/