LAJMI I FUNDIT:

Një varr masiv me 65 trupa u gjet në Libi

Një varr masiv me 65 trupa u gjet në Libi

Një varr masiv që përmban të paktën 65 trupa është zbuluar në Libinë jugperëndimore, ka njoftuar agjencia e migracionit të OKB-së.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha se varri masiv u zbulua nga forcat libiane të sigurisë.


Gjatë një deklarate, IOM u shpreh “thellësisht e tronditur dhe e alarmuar” për rastin, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Edhe pse rrethanat e vdekjes “mbeten të panjohura”, organizata beson se ata kanë vdekur gjatë procesit të kontrabandimit nëpër shkretëtirë.

Ndryshe, vrasja e diktatorit Muammar Gaddafi në vitin 2011 ka ndihmuar në shndërrimin e Libisë në një terren pjellor për kontrabandë dhe trafikim të emigrantëve.

Bëhet e ditur se autoritetet libiane kanë nisur hetimet për trupat e gjetur. IOM u ka bërë thirrje atyre që të sigurojnë identifikimin dhe transferimin e sigurt të eshtrave të migrantëve të vdekur te familjet e tyre.

Gjithashtu organizata thekson se këto vdekje po tregojnë “nevojën urgjente për të adresuar sfidat e migrimit, duke përfshirë një përgjigje edhe ndaj kontrabandës dhe trafikimit”.

Sipas projektit të IOM për migrantët e zhdukur, të paktën 3,129 vdekje dhe zhdukje janë regjistruar vetëm gjatë vitit 2023 përgjatë rrugës mesdhetare për në Evropë, duke e bërë atë si rrugën më vdekjeprurëse të migrimit në botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori