LAJMI I FUNDIT:

Një vajzë në Danimarkë gjeti 300 monedha argjendi të vikingëve të lashtë me një detektor metali

Një vajzë në Danimarkë gjeti 300 monedha argjendi të vikingëve të lashtë me një detektor metali

Pranë një kalaje vikinge në veriperëndim të Danimarkës, janë zbuluar pothuajse 300 monedha argjendi më shumë se 1000 vjet të vjetra.

Ato u gjetën nga një vajzë e cila po kërkonte një fushë misri me një detektor metali vjeshtën e kaluar, shkruan Guardian.

“Një grumbull si ky është shumë i rrallë”, i tha AFP, Lars Christian Norbach, drejtor i Muzeut Historik të Jutlandës së Veriut, ku do të ekspozohen monedhat.


Monedhat e argjendit u gjetën rreth 8 kilometra larg kalasë së vikingëve Fyrkat, pranë qytetit të Hobros. Ekspertët që i kanë ekzaminuar besojnë se e kanë origjinën nga viti 980, transmeton Telegrafi.

Në kuti u gjetën monedha daneze, arabe dhe gjermanike, si dhe copa bizhuterish me origjinë nga Skocia apo Irlanda.

Norbach tha se gjetjet i përkasin të njëjtës periudhë me kalanë e ndërtuar nga mbreti Harald Bluetooth (Harald Blåtand) dhe do t’u japë arkeologëve dhe historianëve një pasqyrë më të mirë të jetës së vikingëve.

Ai shtoi se mund të ketë një lidhje midis thesareve që vikingët varrosën gjatë luftërave dhe kalasë që u dogj në të njëjtën periudhë.

Arkeologët njoftuan se do të vazhdojnë gërmimet në këtë zonë vjeshtën e ardhshme. Ata shpresojnë të gjejnë varret dhe shtëpitë e ish-pronarëve të varreve. Gjegjësisht, vikingët besonin se pas vdekjes do të gjenin thesarin që kishin varrosur.

Muzeu do të ekspozojë monedhat e gjetura në korrik dhe vajza që i gjeti do të marrë kompensim monetar për gjetjen. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Jetojmë në kohë të çuditshme - presidenti argjentinas e

Jetojmë në kohë të çuditshme - presidenti argjentinas e "shpërbleu" me sharrë elektrike Muskun

Interesante
Amerikani thyen një rekord botëror me koleksionin e tabelave rrëshqitëse

Amerikani thyen një rekord botëror me koleksionin e tabelave rrëshqitëse

Fun
Kalo në kategori