Një ushtrim me të cilin marramendja do të kalojë në më pak se një minutë
Vertigo pozicionale paroksizmale beninje është shkaku më i zakonshëm i marramendjes
Shkaktohet nga shkëputja e otoliteve, domethënë kristaleve të vogla të karbonatit të kalciumit nga veshi i brendshëm, të cilët, me veprimin më të zakonshëm të forcës, arrijnë në një nga tri kanalet gjysmërrethore në veshin e brendshëm.
Më së shpeshti shkaktohet nga ndryshime degjenerative dhe trauma, por mund të ndodhë edhe te sëmundja e Menierit, inflamacionet virale të veshit të brendshëm dhe te operacionet otokirurgjikale, transmeton Telegrafi.
Vertigo shkakton periudha të shkurtra marramendje kur koka juaj lëviz në pozicione të caktuara, të lidhura me gravitetin. Pra, përderisa personi qëndron i qetë dhe pa lëvizje, mund të jetë mirë. Mirëpo në çastin e ndryshimit të pozitës, p.sh. përkulja përpara për t’i lidhur këpucët, shtrirja prapa në shtrat, rrotullimi në shtrat nga njëra anë në tjetrën, frenimi i shpejtë në veturë, paraqitet marramendja e cila është zakonisht në formën e rrotullimit të objekteve dhe gjësendeve përreth pacientit.
Në të shumtën e rasteve, kjo përcillet me mundimin dhe ndjenjën për të vjellë. Marramendja dhe simptomat përcjellëse zgjasin disa sekonda dhe me ndërprerjen e lëvizjes, ajo zbutet apo pushon.
Veçoria kryesore e kësaj marramendjeje është se ajo provokohet pas ndryshimit të pozitës së kokës dhe të trupit. Beninje: do të thotë që çrregullimi nuk vë në rrezik jetën, dhe zakonisht ky çrregullim nuk përkeqësohet. Paroksizmale: do të thotë që vertigo (ndjesia e rrotullimit) ndodh papritur. Pozicionale: do të thotë që vertigo nxitet prej ndryshimeve të pozicionit të kokës, më shpesh kur shtrihemi, kur rrotullohemi në krevat, ose kur vështrojmë lart. Kjo ndjesi marramendjeje ose rrotullimi quhet vertigo.
Vertigo ndodh më shpesh gjatë ndryshimeve të pozicionit, të tilla si shtrirja, rrotullimi ne krevat, dhe të vështruarit lart. Mund të ndodhi një vonesë e shkurtër prej 15 sekondash nga momenti i ndryshimit të pozicionit deri tek fillimi i simptomës.
Ndjesia e marramendjes, është e shkurtër dhe intensive dhe zakonisht zgjat rreth 15 deri 45 sekonda. Megjithatë, simptomat mund të zgjasin deri në 2 minuta në rast se kristalet ngecin në pjesë të veshit të brendshëm. Episodet e vertigos ndodhin shpesh për javë ose dhe muaj ndonjëherë.
Te këto sëmundje, ushtrimet e vetëndihmëse janë të mundshme, më e lehta prej të cilave është kryerja e ushtrimeve të Brandt-Daroffit.
Ushtrimi i Brandt-Daroffit
Ju duhet t’i përsërisni këto lëvizje tri deri në pesë herë në një seri.
Ju duhet të bëni tri seri në ditë dhe të përsërisni për maksimum dy javë ose derisa marramendja të qetësohet për dy ditë.
Pjesën tjetër të ditës, pas kryerjes së ushtrimit, përpiquni të mos e lëvizni kokën shumë lart ose poshtë.
Nëse nuk ndiheni më mirë pas një jave nga kryerja e këtyre ushtrimeve, bisedoni përsëri me mjekun tuaj për të rënë dakord se çfarë të bëni më pas.
1. Pozicioni fillestar
Uluni drejt, në skaj të shtratit.
2. Shtrihuni anash
Lëvizni kokën rreth 45 gradë nga ana që shkakton marrje mendsh dhe shtrihuni anash me hundën e drejtuar lart.
3. 30 sekonda
Qëndroni në atë pozicion për rreth 30 sekonda ose për aq kohë sa të duhet derisa të qetësohet marramendja. Më pas kthehuni në një pozicion ulur drejt. Përsëriteni në anën tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit