Emri i Bajram Begajt, që u propozua si kandidat për President një ditë më parë nga socialistët do të shkojë sot në kuvend, ndërsa votimi për president të ri të Shqipërisë pritet të bëhet në orën 18:00.
Fillimisht, këtë të shtunë në orën 10:00 do të mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ku do të mblidhen votat për kandidatin Begaj.
Duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati, që më pas do të depozitohen zyrtarisht në Kuvend.
Afati i përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve është ora 12:00.
Në orën 16:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për të shqyrtuar kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit që propozuan socialistët.
Më pas, në orën 18:00 do të nisë seanca në Kuvend. Sot do të jetë raundi i katërt i procesit për zgjedhjen e Presidentit, por i pari ku ka një kandidat, emri i të cilit depozitohet në kuvend.
Opozita nuk ka dorëzuar asnjë propozim, duke bojkotuar procesin, me arsyetimin se Edi Rama do ta zgjedhë vetë Presidentin dhe po luan një farsë me ftesën që i bëri të djathtës për ta zgjedhur ata kreun e shtetit.
Një ditë më parë, Enkelejd Alibeaj dhe grupi i deputetëve që e mbështesin atë, tha se do të bojkotojë votimin e sotëm, ndërsa grupimi i Sali Berishës njoftoi se do të jetë i pranishëm, pasi “statuti i ri i ndalon kësaj force politike bojkotin”.
Në këtë raund mjaftojnë 71 vota, që mazhoranca i ka, për të caktuar kështu pasardhësin e Ilir Metës, që dorëzon detyrën në 24 korrik. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City