LAJMI I FUNDIT:

Një truk i mirë se si ta detyroni një fëmijë të lexojë lekturën shkollore

Një truk i mirë se si ta detyroni një fëmijë të lexojë lekturën shkollore

Nëse libri është interesant për ju, do të jetë edhe për fëmijën. Ky është rregulli i parë…

Fëmija juaj ndoshta nuk i ka lexuar librat në listën e përzgjedhur për këtë vit shkollor. Nuk është vonë për ta korrigjuar këtë, ndaj kujtojini se është më mirë të fillojë të lexojë tani, ndërkohë që ai nuk ka ende shumë detyrime me lëndët e tjera.


Në fund të fundit, fakti që e leni të pushojë, të luajë, të shijojë pushimet në liri, keni bërë mirë, transmeton Telegrafi.

Ekspertët thonë që është me rëndësi që fëmija pushojë, në mënyrë që të jetë i freskët për leksione të reja. Mirëpo, tani është momenti që t’u kthehet obligimeve.

Tregoni fëmijës për librin, shikoni filma

Ekspertët këshillojnë që në këtë drejtim i ndihmoni. Zgjidhni një libër i cili është në listë, jepni informacione për të, bëni një hyrje e cila do të mund t’i duket interesante dhe që ta “provokojë” ta lexojë.

Kur të keni kohë, merrni pjesë në atë proces, tregojini se po argëtoheni dhe në fund hyni bashkë në analizë, për të qenë i gatshëm në momentin kur libri do të përpunohet në klasë.

Kur të keni kohë, merrni pjesë në atë proces, tregojini se po argëtoheni dhe në fund hyni bashkë në analizë, gati për momentin kur libri do të përpunohet në klasë. /Telegrafi/