Eduardo Camavinga po kalon sezonin e tij të tretë te Real Madridi që nga transferimi nga Rennes në verën e vitit 2021 për 31 milionë euro.

Mesfushori francez është bërë shumë i rëndësishëm te skuadra spanjolle dhe e ardhmja e tij është e lidhur ngusht me Real Madridin.


Francezi është një nga lojtarët më të dashur në Real Madrid dhe Reali nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij, përkundër ofertave të mëdha.

Sipas asaj që ka raportuar 'Defensa Central', gjiganti anglez Arsenal ka bërë një ofertë bombastike prej 110 milionë eurove për lojtarin.

Mikel Arteta e vlerëson jashtëzakonisht shumë mesfushorin francez dhe dëshiron ta krijoj një tandem fantastik në mesfushë së bashku me Declan Rice.

7 camavinga

Megjithatë oferta prej 110 milionë eurove që Reali ka në tavolinë për 21-vjeçarin është hedhur poshtë, pasi Florentino Perez e vlerëson jashtëzakonisht shumë Camavingan.

Nuk është hera e parë që madrilenët testohen me oferta të ndryshme për francezin, pasi më parë edhe Chelsea, Man Utd, Juventus e Liverpool janë interesuar për të, por Los Blancos nuk duan ta largojnë atë për asnjë çmim. /Telegrafi/

telegrafi sport app