LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër shtet evropian ndalon përdorimin e telefonave teksa vozisni

Një tjetër shtet evropian ndalon përdorimin e telefonave teksa vozisni

Përdorni telefonin inteligjent si një sistem navigimi ose për të dëgjuar muzikë vetëm kur pajisja është në mbajtëse.

Belgjika është një tjetër vend evropian që ka vendosur të ndalojë përdorimin e telefonave inteligjentë gjatë drejtimit të automjetit. Pothuajse të gjitha funksionet janë hequr.


Gjegjësisht, policia lokale deri më tani i ka ndëshkuar shoferët kur përdorin celularin për telefonata dhe për të shënuar mesazhe.

Pajisjet gjithashtu nuk lejohen të vendosen në sediljen e pasagjerit dhe gjoba është 116 euro.

Meqë ra fjala, dënimet për përdorimin e celularëve datojnë që nga koha kur të gjithë kishin një Nokia 3310, thonë në Belgjikë, ndaj është koha që ata të vazhdojnë me kohën dhe të zgjerojnë ndalesat.

Përdorni telefonin celular si një sistem navigimi ose për të dëgjuar muzikë vetëm kur pajisja është në mbajtëse. Çdo gjë tjetër është e ndaluar.

Ligji i ri me siguri do të hyjë në fuqi në mars të vitit 2022 dhe do të zbatohet edhe për çiklistët dhe motoçiklistët. /Telegrafi/