LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër hit, Bruno Revolt dhe Bes Kallaku gati të sjellin “Manushaqe”

Një tjetër hit, Bruno Revolt dhe Bes Kallaku gati të sjellin “Manushaqe”

Bruno Revolt dhe Bes Kallaku kanë ndezur pritshmëritë e publikut me publikimin e trailerit të këngës së tyre më të re, “Manushaqe”. Ky bashkëpunim pritet të lansohet nesër në orën 17:00, shoqëruar edhe me një videoklip të veçantë.

Me pamjet e para të ndara në rrjetet sociale, artistët kanë ngjallur interes të madh, duke lënë të kuptohet se projekti do të sjellë një energji të re dhe ritme që i përshaten atmosferës festive të fundvitit.

Për Bruno Revolt, ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm. Ai ka realizuar disa bashkëpunime të spikatura, duke kulmuar me projekte të përfolura si bashkëpunimi me Albërë Hadergjonajn, me Ponin dhe hitin “Do Pi” në bashkëpunim me Luiz Ejllin, Lumi B dhe Naldin. “Manushaqe” duket se do të jetë një vulë e fuqishme për mbylljen e suksesshme të vitit.


Bes Kallaku, në anën tjetër, vazhdon të dallohet si një nga artistët më të dashur të publikut shqiptar, jo vetëm si aktor dhe humorist, por edhe si muzikant. Ky bashkëpunim me Bruno Revolt shënon një moment të veçantë në karrierën e tij muzikore.

Publiku pret me padurim ditën e nesërme, kur “Manushaqe” do të publikohet dhe do të shfaqet para tyre në tërë lavdinë e saj. Dëgjohet se videoklipi është punuar me një stil artistik dhe skenar që do të mahnitë fansat.

Qëndroni të lidhur nesër në orën 17:00 për të parë dhe dëgjuar “Manushaqe” – një bashkëpunim që premton të bëhet një hit i momentit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori