Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi brigjet e rajonit të Britanisë së Re në Papua Guinenë e Re.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).


Raportohet se tërmeti ishte në një thellësi prej 49 kilometra, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Tani EMSC ka lëshuar paralajmërim për cunami.

Ndryshe, së fundmi një tjetër vend u godit nga një tërmet shkatërrues.

Myanmar në Azinë Juglindore u godit nga tërmeti 7.7 ballë i cili shkaktoi mbi 3000 viktima dhe dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/