Një televotim i papritur - njëri nga banorët largohet sonte nga Big Brother VIP Kosova 2

Ka filluar spektakli i natës së sotme (e hënë) në Big Brother VIP Kosova 2.
Por, kësaj radhe ka nisur me surpriza për konkurrentët e këtij reality shou.
Nikoqirët e programit, Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi,e kanë shpallur të hapur një televotim me pyetjen – “Kë doni ta largoni?”.

E se kush nga konkurrentët eliminohet mbrëmjen e sotme, pritet të shihet në vazhdim.
Ky format do të përfundojë më 2 shkurt dhe banorët garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Debatet ndërkohë po vazhdojnë ndërmjet konkurrentëve dhe gara po bëhet më e ashpër.
Sidoqoftë, mbetet të shihet se si do të jetë ky reality shou dhe se kush do ta rrëmbejë çmimin. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































