(E plotësuar) Një sulm me armë zjarri në Jerusalem të hënën në mëngjes vrau katër persona dhe plagosi disa të tjerë, sipas autoriteteve.

Personat e armatosur hapën zjarr në hyrjen e kryqëzimit Ramot në Jerusalem, një kryqëzim i madh në pjesën veriore të qytetit, në një rrugë që të çon në vendbanimet hebraike të vendosura në Jerusalemin lindor.

Sulmuesit hynë në një autobus dhe hapën zjarr, sipas raportimeve të medias izraelite.


Një sulm me armë në Jerusalem - të paktën 15 të plagosur, gjashtë në gjendje të rëndë

Një sulm me armë në Jerusalem të hënën në mëngjes plagosi të paktën 15 persona, sipas autoriteteve.

Personat e armatosur hapën zjarr në hyrjen e kryqëzimit Ramot në Jerusalem, një kryqëzim i madh në pjesën veriore të qytetit, në një rrugë që të çon në vendbanimet hebraike të vendosura në Jerusalemin lindor.

Shërbimi paramedik i Izraelit, Magen David Adom, tha se gjashtë persona janë në gjendje të rëndë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Policia tha se sulmuesit u "neutralizuan" menjëherë pas fillimit të të shtënave.

Lufta Izrael-Hamas në Gaza ka rezultuar në një rritje të sulmeve dhe dhunës tjetër në Izrael. /Telegrafi/