Një skandal trondit Hungarinë, mijëra qytetarë protestojnë për dorëheqjen e Orbanit

Dhjetëra mijëra demonstrues dolën në rrugët e qendrës së Budapestit, duke marshuar drejt zyrave të kryeministrit Viktor Orban duke kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të abuzimit të dyshuar me fëmijë në institucionet shtetërore për të mitur.
Protestuesit udhëhiqeshin nga sfiduesi kryesor i Orbanit, Peter Magyar, i cili mbante një banderolë ku shkruhej: "Le t'i mbrojmë fëmijët".
Ata ecën përtej lumit Danub, shumë prej tyre u drejtuan drejt zyrave të Orbanit në Castle Hill.
"Normalisht një qeveri do të rrëzohej pas një rasti të tillë", tha një protestues.
"Për ta, problemi nuk është se abuzimet ndodhën, por se ato u zbuluan", shtoi ai.
Hundreds of thousands took to the streets of Budapest, Hungary to demand an end to impunity and that the Russia collaborator Victor Orbán resign. #3E pic.twitter.com/4SqKcqrndX
— Anonymous (@YourAnonCentral) December 14, 2025
Protesta pasoi publikimin e videove këtë javë që tregonin stafin në një qendër korrektimi për të mitur në Budapest duke abuzuar fizikisht me fëmijët.
Prokurorët po hetojnë ish-drejtorin e qendrës nën dyshimin për krime, duke përfshirë drejtimin e një rrjeti prostitucioni dhe abuzimin fizik dhe seksual të të miturve.
Disa punonjës të objektit janë arrestuar gjithashtu. /Telegrafi/








































