Një shtetas egjiptian, Hamed Ramadan Bayoumy Aly Marie, 70 vjeç, pranoi fajësinë pasi goditi kaq fort qenin e doganës Freddie, saqë ai u ngrit në ajër në aeroportin Washington Dulles.

Qeni, i cili punonte për zbulimin e produkteve bujqësore të kontrabanduara, kishte sinjalizuar praninë e mbi 45 kilogramë ushqime të ndaluara në bagazhin e tij.


Freddie, që peshon 11 kilogramë, u dërgua në urgjencë veterinare dhe u diagnostikua me lëndime në anën e djathtë të brinjëve.

Marie u urdhërua të paguajë faturën e veterinerit dhe u dëbua drejt Egjiptit pas seancës gjyqësore.

Ngjarja ndodhi në zonën e marrjes së bagazheve të aeroportit në Virxhinia, pranë Uashingtonit. /Telegrafi/